Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gazetarja publikon VIDEO: Ky pedofil te Shkolla e Baletit ngacmon fëmijët, të vijë Policia ose e kapim vetë

Shkruar nga Newsbomb
Gazetarja publikon VIDEO: Ky pedofil te Shkolla e Baletit ngacmon

Gazetarja Ornela Gaçe ka ndarë në profilin e saj videon e një personi që ajo thotë se është pedofil dhe ngacmon seksualisht fëmijët te Shkolla e Baletit në Tiranë. Në pamje, shihet se banorët i vihen pas personit dhe e fotografojnë për ta demaskuar.

Gaçe i bën thirrje Policisë që të vihet në lëvizje dhe të ndalojë këtë person ose në të kundërt ata mund të veprojnë vetë në vazhdim.

"I dashur Shtet (qe nuk je) te dashur polica qe e keni mendjen tek gjobat me shume se tek cdo gje tjeter! Ky eshte PEDOFILI qe kercenon lojen e femijve prane Shkolles se Baletit duke i ngacmuar ata seksuakisht. Po ju desh qejfi kapeni po sju desh qejfi do e kapim vete ne banoret! E mos thoni pastaj qe nuk bejme detyren e informimit qytetar", shkruan gazetarja dhe ndan videon e mëposhtme.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll