Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
4.6kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Gazetarja publikon FOTON e “Cougar-it”: E kthyen disa herë në Doganë, se e ngarkuan si rraqe! Ja ku ndodhen helikopterët e tjerë, asnjë në gjendje pune

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetarja Anila Hoxha publikon një foto të helikopterit “Cougar” që ka në pronësi Ushtria shqiptare dhe thotë se ai është dërguar për mirëmbajtje jashtë vendit, në bazë të një kontrate që është bërë me një kompani të huaj.

Edhe pse ky helikopter i specializuar për zjarret dhe situata të tjera me nivel të lartë rrezikshmërie është riparuar jashtë vendit dhe janë sjell në Shqipëri, më datë 10 shkurt 2022 ka pësuar debekt në hambarët e Forcave të Armatosura.

“Cougari qe gjendet ne hambaret e FA eshte vetem nje, e kane sjelle mbasi iu nenshtrua mirembjatjes dhe dha defekt ne 10 shkurt. Rrjedhje transmisioni dhe me analizat qe po bejne po vijne verdalle. E thene nga Ministria e Mbrojtjes “ndersa nje pjese e helikoptereve Cugar  te riparuar permes praktikes se re te bashkepunimit NSPA ndodhen ne Shqiperi”, shkruan Hoxha.

Gazetarja tregon dhe se ku ndodhen helikopterët e tjerë “Cougar” të Ushtrisë shqiptare, të cilët nuk janë asnjë në gjendje pune.

  • E verteta eshte :eshte vetem nje helikopter cougar dhe jo nje pjese.
  • E verteta eshte se dy te tjeret qe disa here ua kthyen pas ne pikat kufitare se i ngarkuan si rraqe dhe me pas i derguan per mirembajtje nuk jane sjelle ende * keni foto me poshte*.
  • U bene tre cougar
  • E verteta eshte se i katerti ka mbetur ne Itali dhe edhe per kete ashtu si per emergjencat e veres se kaluar KLSH ka konstatuar dem ekonomik disa milionesh.

Shënimi i plotë i gazetares Anila Hoxha:

Ministri Mbrojtjeje pa mbrojtje

Reagimi i ministrise se mbrojtjes duke ngritur ne ajer nje helikopter te lehte dhe jo cougar per te inspektuar se si po digjet Sazani kur ne fakt tymi qe duket nuk do kallauz, nuk eshte nje perpjekje per te fshehur te verteten, por nje perpjekje e deshtuar per tna binduur qe kemi kapacitete reaguese. Do ti besoja por meqe po merrem me cougaret prej muajsh, di cdo vrime te kesaj catie qe pikon dhe qe mbulohet me sekretin shteteror.

Por jo.

Nuk kemi mundesi. Cougari qe gjendet ne hambaret e FA eshte vetem nje , e kane sjelle mbasi iu nenshtrua mirembjatjes dhe dha defekt ne 10 shkurt. Rrjedhje transmisioni dhe me analizat qe po bejne po vijne verdalle. E thene nga Ministria e Mbrojtjes “ndersa nje pjese e helikoptereve Cugar  te riparuar permes praktikes se re te bashkepunimit  NSPA ndodhen ne Shqiperi” , realisht ose shqipja eshte bere nje gjuhe e komplikuar, ose kane harruar si thuhet e verteta.

 E verteta eshte :eshte vetem nje helikopter cougar dhe jo nje pjese.

E verteta eshte se dy te tjeret qe disa here ua kthyen pas ne pikat kufitare se i ngarkuan si rraqe dhe me pas i derguan per mirembajtje nuk jane sjelle ende * keni foto me poshte*.

U bene tre cougar

E verteta eshte se i katerti ka mbetur ne Itali dhe edhe per kete ashtu si per emergjencat e veres se kaluar KLSH ka konstatuar dem ekonomik disa milionesh.

 E verteta eshte se dy ministra mbrojtjeje deshtuan per te plotesuar mirembajtjen e nje pasurie kombetare si kater Cougaret dhe firmosen e firmosen hiq e shto, e amendo kontrata mbas kontratash

E verteta eshte se keto shtesa shqip do te thote ” miliona euro”

Sa per kapacitetet

Ata helikopteret e lehte qe vleresohen  me gjuhe donkishoteske helikoptere te lehte , me specifika , kufizime e me the e te thashe apo te gjenerates se katert sic thote Ministria e nderuar e Mbrotjes sjane helikopteret cougar  per te cilet shteti shqiptar shpenzoi miliona euro dhe miliona te tjera u grabiten per ti mirembajtur por pa asnje rezultat. Meqe ministria e nis reagimin me transparence dhe e mbyll me informacionin e klasifikuar konfidencial, pak me vone do vendos nese do jem transparente dhe do ju tregoj fotot e helikoptereve qe jane gjendje qe nga vipi e deri tek ai i  brazilianit. Apo do ruaj sekretin qe me ngjan nje barcalete e lodhur per te fshehur nje mega afere

Nderkohe shijoni nje foto me cougar qe e ngarkuan dhe deshen ta nisnin keshtu udheve te Evropes, ne qe ndjekim “mekanizmat evropiane” ‘ emergjencat specifike natyrore ” ” kapacitetet tona te brendshme te limituara” (citim i njoftimit ministror)

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img