Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
4.6kmh
0 %
Hën
32 °
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Gazetarja përplaset live me Kejdi Mehmetajn: Qytetarët iu votuan në masë juve, Kryemadhi çoi në Kuvend Petrit Vasilin me 361 vota! Kandidatja e LSI: Unë nuk fitova dot

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zgjedhja e kryetares së LSI për të marrë mandatin e deputets në Fier, duke “djegur” Kajdi Mehmatajn për të futur në Kuvend Petrit Vasilin, shkruan newsbomb.al. Kjo zgjedhje ka hapur nëj debat në media pasi LSI pretendon se ëhstë një parti e të rinjve, ndërkohë që lë jashtë Mehmetajn dhe çon në Kuvend Vasilin.

Sot, ka reaguar për herë të parë dhe deputetja Kejdi Mehmetaj, e cila me një diskurs paksa jonormal, ka thënë se ajo mban përgjegjësi që nuk mori dot vota në Fier, e madje kryetarja Monika Kryemadhi kishte “të drejtë” të zgjidhte Fierin.

“Unë isha dhe drejtues politike e qarkut të Fierit. Rezultatet nuk shkuan ashtu si e menduam. Ne kemi filluar analizat, ku qëndron problemi. Përgjegjësia është dhe personale në këtë qark që unë drejtova. Zonja Kryemadhi e ka deklaruar që para dy vitesh se do të ishte deputete e Fierit. Që para se të bëhej Kodi Zgjedhor”, është shprehur Mehmetaj.

Për, këtë ajo pati një debat me gazetaren Sidorela Gjoni, në emisionin e së cilës ishte e ftuar.

Gazetarja: Zonja Kryemadhi zgjodhi të çojë në Kuvend zotin Vaisli dhe jo juve

Mehmetaj: Ka qenë një vendim i marrë që para zgjedhjeve, që zonja Kryemadhi do të ishte deputete e Fierit. Këtë e kemi diskutuar dhe me strukturat. Ky është dhe një reflektim i imi për rezultatet. Pyetja juaj më duket një dëshirë për të bërë diversion brenda vendimmarrjes së LSI.

Gazetarja: Jo nuk me intereson diversioni në LSI. Por, çfarë duhet të mendojnë qytetarët, për ju që jeni më e votuara në Qarkun e Fierit, me Pertrit Vasilin që ka marrë vetëm 361 vota? Ç’do mendojnë qytetarët kur të shikojnë atë në parlament dhe jo juve.

Mehmetaj: Unë nuk e fitova dot mandatin ndaj

Gazetarja: Për cfarë garove Kejdi, në 25 prill, nuk garove për deputete?

Mehmetaj: Unë garova por nuk fitova. Nuk fitova të jem deputete. Po do angazhohem me të rinjtë

Gazetarja: Angazhimin e të rinjve në politikë nuk do ta shohim sepse ju nuk do të jeni në Parlament, se zonja Kryemadhi zgjodhi Petrit Vasilin.

Mehmetaj: Këtu do jem, do më keni këtu.

Gazetarja: Epo në Parlament nuk do të jeni, më e reja do jetë Andia Ulliri e PD.

Mehmetaj: Unë nuk e fitova dot mandatin, isha e dyta. Ne donim tre mandate. Nuk ia arritëm dot. Unë nuk e fitova mandatin, gara nuk ishte e drejtë.

Gazetarja: Ku është Etjen Joka. Pse fshihet Etjen Joka (kandidat i LSI që blinte vota në Tiranë, është në kërkim). Unë i kam nxjerr videon duke blerë vota.

Mehmetaj: Nuk e di ku është Etjen Joka

Gazetarja: Të dali para Gjykatës Etjen Joka

Mehmetaj: Meqë jeni kaq e interesuar për mua dhe për të rinjtë, të më kishit ftuar në emision para zgjedhjeve, jo tani

Gazetarja: Të kemi ftuar Kejdi, t’i ke qenë e ftuar në studio

Mehmetaj: Ka dhe video të tjera të shitblerjes së votave

Gazetarja: Sille Kejdi videon, nuk do vijmë ne të marrim video të juve. Na i sillni videot ku PS blen vota dhe ne do i nxjerrim.

Më shumë

spot_img
spot_img