Hapësire reklamuese

Politikë

Gazetarja Ola Xama thërritet në ambasadën hollandeze: Kush ju sulmoi? Ambasadori: Mbështesim lirinë e medias

Shkruar nga Newsbomb
Gazetarja Ola Xama thërritet në ambasadën hollandeze: Kush ju

Gazetarja Ola Xama është gjendur në qendër të vëmendjes në një takim të ambasadorit të Hollandës Reinout Vos në rezidencën e këtij të fundit një ditë më parë, për të folur për lirinë e medias dhe kërcënimet ndaj saj.

E pranishme në takim ka qenë edhe zv.ambasadorja e Britanisë së madhe në Shqipëri, një përfaqësues i Këshillit të Europës, por edhe eksponentë të drejtësisë dhe politikës shqiptare. Sipas fotos së publikuar nga ambasadori, Olsian Çela, prokurori i përgjithshëm, ka qenë prezent në takim, ndërsa nga politika Ina Zhupa përfaqësonte opozitën, dhe Toni Gogu maxhorancën.

Blerjana Boko një OJQ që funksion për median, dhe Kristina Voko e Birn ishin gjithashtu prezent në takim. Sipas asaj që është bërë publike, ambasadori foli për lirinë e gazetarëve në Shqipëri dhe mbështetjen e pakursyer të trupit diplomatik. Gazetarja Ola Xama është pyetur nga diplomatët për sulmet ndaj saj dhe familjes së saj.

Bëhet fjalë për publikimin e saj në agjencinë e lajmeve Birn për përfshirjen e kryebashkiakut Veliaj tek “çështja e inceneratorëve”. Por pas kësaj, vetë Xama deklaroi se kryebashkiaku i kishte dërguar disa mesazhe të tipit “killer me pagesë”, çka u kthyen më pas në sulme personale, ku ajo dhe familja e saj u vunë në qendër të vëmendjes. Në sulmet ndaj Xamës u përfshinë disa media, ndërsa vetë gazetarja pas përsëritjes së tyre vendosi të hapë një proces gjyqsor për shpifje ndaj të gjitha mediave që e kaluan sulmin në personal.

https://twitter.com/ReinoutVos/status/1770416425582125502

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese