Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Gazetarja nxjerr një tjetër emër të përfshirë në ngjarjen e Elbasanit: Ndodhet në Polici, ishte shoferi i makinës pa targa me xhama të zinj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetarja e T.CH, Anila Hoxha ka dhënë detaje të tjera lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Elbasan, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe katër të plagosur, mes tyre efektivja Xhensila Sota, dhëndrri i viktimës Eltjon Bodinaku, si dhe ish-policët Emiljano Prenga dhe Pavlo Vuksani.

Hoxha tha se policia mes shumë të shoqëruarve ka marrë dhe shoferin e Toyota-s pa targa dhe me xhama të zinj, Mehmet Greca.

Ndërkohë policia ka shumë shpresa që të zbardhë të gjithë ngjarjen pasi të kqyri imtësisht kamerat e sigurisë, por siç tha se gazetarja, jo të gjitha janë funskionale.

Anila Hoxha: Në policinë e Elbasanit ndodhet 27 persona të shoqëruar dhe që po merret në pyetje. Mes tyre është dhe Mehmet Greca si dëshmitar okular që drejtonte makinën Toyta pa targa me xhama të zinj. Tre metra larg meje automjeti u ndalua nga mbështetësit e PD, ndërkohë i gjithë perimetri është i rrethuar nga policia. Tre automjetet me logot e PD ka ndaluar automjetin Toyota pa targa që drejtohej nga Greca. Policia ishte më pak se 10 minuta larg vendit të ngjarjes. Nga krahu tjetër kanë ardhur mbështetës të Mehmet Grecës, më pas erdhën ata të PD-së pasi mendonin se mos kishte para për shpërndarje, por policia tha se nuk gjeti lekë. Paplekaj qëlloi me armë drejt automjetit dhe ka mbetur i vdekur Pjerin Xhuvani. Policia thotë se të dyja subjektet kanë qenë në shkëmbim zjarri. Edhe Klement Xhaferri thuhet se ka qëlluar. Por mbetet e paqartë se kush i plagosi Pavlo Vuskanin dhe Emiljano Prengën. Në një apartament këtu ka pasur një kamer sigurie dhe policia shpreson që tek ajo kamer të gjejë prova,

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img