Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gazetarja merr dozën e parë të vaksinës ‘live’ në studio, rrëfen me lot në sy humbjen e njeriut të dashur (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Gazetarja merr dozën e parë të vaksinës ‘live’

Sot pasdite nisi vaksinimi i gazetarëve dhe operatorëve të terrenit, si një kategori e riskuar prej koronvirusit për shkak të angazhimit profesional.

Gazetarja Genta Popa mori dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, “live” në studion e lajmeve të “T.Ch”.

Pasi injektimit të vaksinës spikerja e lajmeve iu drejtua me një thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen për të mbrojtur jetën e tyre dhe të afërmve.

E prekur dhe me lot në sy Genta Popa kujtoi edhe kunatin e saj Kujtim Prodani, i cili ndërroi jetë pak kohë më parë për shkak të Covid-19.

Genta Popa: Kujtoj dhe unë them në këtë moment se më vjen në mend familjari im i dashur Kujtim Prodani, i cili humbi jetën nga Covid-19. Me siguri edhe ju keni ndonjë familjar që ka humbur betejën me Covid-19, kështu që le të kemi besim tek vaksina. Apo jo zonja Bino?

Silva Bino: Unë u emocionova shumë Genta!

Genta Popa: Le të përpiqemi të jemi sa më humanë sepse kjo është detyra jonë. Keni humbur dhe ju nga fusha e mjekësisë, keni humbur kolegët tuaj.

Silva Bino: Patëm shumë miq që humbën jetën dhe ky është një çast shumë i rëndësishëm. Ju falenderoj.

Genta Popa: Shpresoj që gjithçka të shkojë sa më mirë për të gjithë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll