Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gazetarja Lala: Vrasja e dy vëllezërve në Shkodër mund të parandalohej, nga 30 kamerat që sekuestroi policia...

Shkruar nga Newsbomb

Gazetarja Klodiana Lala shprehet se vrasja e dyfishtë në Shkodër mund të ishte parandaluar nëse policia do të zhvillonte kontrolle herë pas here. Sipas Lalës, vrasjet e dy vëllezërve Bilali janë kryer në pamundësi për të ekzekutuar Asmer Bilalin i cili ndodhej në burg si pjesëtar i dyshuar i grupit kriminal Bajri.

Në emisionin “Opinion”, Lala tha se vrasësit e kishin mirëmenduar krimin disa kohë më parë, pasi për t’u larguar zgjodhën një itinerar nga ku nuk funksiononte asnjë nga dhjetra kamera.

Pjesë nga deklarata:

Ngjarja e Shkodrës mund të ishte parandaluar nga policia. Viktimat janë të afërt të Asmer Bilalit një emër i njohur i botës së krimit. Në pamundësi për të ekzekutuar Asmer Bilalin, ata qëlluan të afërmit e tij. Fakti që Astrit Bilali ishte i armatosur do të thotë që ai kishte dijeni që do ta godisnin. Fakti që personi mbante armë do të thotë që policia duhet të ishte më e kujdesshme. Nga burime në Prokurorinë e Shkodrës më rezulton që autorët kanë zgjedhur një rrugë ku të gjitha kamerat janë pa memorie. Në të 30 kamerat që janë sekuestruar nuk ka asnjë shenjë. Nëse zbardhet kjo ngjarje do të thotë që mund të kemi një efekt zinxhir që të zbardhen të gjitha ngjarjet.

Në momentin që policia merret vetëm me ekzekutorët, shkëputet zinxhiri dhe mbeten jashtë porositësit, është shumë e lehtë që ata të riciklohen. Mund të ishte një ngjarje e parandalueshme. Policia mund të ushtronte kontrolle, kontroll territori. Sa herë ndodhin ngjarje të tilla policia mjafrohet me një shkarkim drejtori. Aty për shkak të mentalitetit fillon edhe gjakmarrja. Viktimat janë qëlluar në një distancë prej 40 metër. Ata kanë patur për qëllim të japin një mesazh.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu