Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gazetarja kritika Prokurorisë: Është nxituar për të futur në burg Edvin Priftin sepse s’kishte kohën e nevojshme për të hetuar, duhej lënë i lirë

Shkruar nga Newsbomb
Klodiana Lala

Arrestimi i doktor Edvin Priftit pasi iu gjetën mijëra euro dhe lekë ‘cash’ në banesë e në zyrë, ka bërë shumë bujë në gjithë sferën tonë social-politike.

Gazetarja Klodiana Lala duke analizuar çështjen dhe dosjen e prokurorisë, tha se ajo është nxituar për të kërkuar “arrest me burg” për mjekun Prifti, pasi nuk pati kohë të hetonte në mënyrë të plotë dhe nuk i la as mjekut Prifti kohë që të justifikonte të ardhurat e tij.

Lala: Prokuroria është nxituar sepse nuk ka pasur kohën e nevojshme për akuzën “pastrimi i parave”, vetëm 20 orë. Nuk është hetuar as akuza e korrupsionit, duhet të vërtetohet që ato para vijnë për shkak të korrupsionit. Duhet ta shmangim avokatin sepse ai normal që do e mbrojë klientin e tij. Unë insistoj që prokuroria duhet ta hetonte në një tjetër masë mjekun Prifti, jo për të legjitimuar pafajësinë e tij, por t’i japë kohën atij të vërtetojë që këto para janë apo jo të ligjshme. Pas vërtetimit më pas të ashpërsojë apo lehtësojë masën e sigurisë.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll