Tirana
broken clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
2.1kmh
75 %
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
18 °
Enj
15 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Gazetarja kosovare “thumbon” Vjosa Osmanin për pushimet në Shqipëri: Presidentja rrezitet, kurse populli është pa vaksina. Qysh ka kohë për t’u argëtuar…?!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetarja nga Kosova Kimete Berisha ka reaguar ndaj vizitës së djeshme të presidentes Vjosa Osmani në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha “thumbon”, Osmanin, teksa shprehet se presidentja ka kohë për t’u argëtuar, ndërkohë që sipas saj nuk ka siguruar ende vaksinat për popullin e vet.

“Qysh ka kohë Presidentja për t’u argëtuar kot kur populli i ‘saj’ është pa vaksina, i padisiplinuar dhe tash sallamadi, i kanë lënë edhe maskat!”.

Sipas saj, Vjosa Osmani është presidentja e parë, e cila shkon për të pushuar dhe lodhet nga puna ende pa e filluar mirë.

Postimi i plotë i Kimete Berishës:

Populli pa vaksina, Presidentja rrezitet!

Është e para dhe e vetmja Presidente në botë që shkon për të pushuar në bregdet ende pa ardhur pushimet, dhe që lodhet nga puna ende pa filluar punën.

Qysh ka kohë Presidentja për t’u argëtuar kot kur populli i ‘saj’ është pa vaksina, i padisiplinuar dhe tash sallamadi, i kanë lënë edhe maskat!

Duhet të jesh i pagdhendur dhe iracional të bësh sikur çdo gjë është normale, kur asgjë, bash asgjë nuk është normale!

S’është normale të bëhesh prijës i turistëve në pandemi.

Mjafton të shikosh CNN dhe kronikat nga India për ta parë ‘sa është ora’.

Ku njerëzit vdesin për oksigjen,

ku të vdekurit digjen masivisht në turra drush’,

ku të vdekurit i ‘ulin’ në motoçikleta e i çojnë në shtëpi;

ku populli qan e s’ka kush i përgjigjet;

ku i madh e i vogël lypin ndihmë, bota i sheh e i dëgjon, por askush s’mund t’i ndihmojë.

Se, PO, kësaj situate i përgjigjet vargu i Kur’anit për fundin e tregimit: ‘Vjen një ditë kur askush-askujt nuk mund t’i ndihmojë!

(Unë dje jam çuditur me një ish miss Kosova e cila e kish postuar kadën me shkumë dhe me petale qetësuese me mbishkrimin ‘recharging batteries’.

Budallica, ishalla bile ‘i ka mbushur bateriat’.

E jo si ne, as bateriat e telefonit ende nuk i kemi mbushur, e qe, shkoi dita!

Çfarë njerëz!!! Me t’ardh marre…!

P.S. Ad litteram, kjo është xhungla në asfalt!

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img