Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Gazetarja kosovare: Berisha u shpall “non grata” sepse luftoi vetting-in, të njëjtin fat do kenë edhe bashkëpunëtorët. Me padinë ndaj Blinken vetëm sa do harxhojë para

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetarja nga Kosova, Arbana Xharra, u shpreh ditën e sotme se Sali Berisha u shpall “non grata” nga DASH pasi luftoi vetting-un në drejtësi.

Sipas saj, të njëjtin fat do të kenë edhe bashkëpunëtorët e Berishës, që sipas saj punojnë për të edhe pse nuk është në pushtet.

“Flitet që do të ketë edhe emra të tjerë, patëm edhe emra të tjerë nga Kroacia, Kina etj., ku korrupsioni në këtë rast nuk konsiderohet vetëm zhvatja e tenderëve, por edhe korruptimi ideologjik, në këtë rast të gjykatësve për të sabotuar vetingun në Shqipëri. Mund të ketë një rrjet të njerëzve që kanë bashkëpunuar deri në instalimi e këtij sistemi”, u shpreh Xharra në Euronews Albania.

Përsa i përket padisë së Berishës ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Xharra tha se ish-kryeministri nuk ka asnjë shans, por vetëm sa do të harxhojë para’ me gjyqin.




Më shumë

spot_img
spot_img