Hapësire reklamuese

Politikë

Gazetarja komenton votimin e Kurtit në Shqipëri: Është ‘show’ populist dhe qesharak. S’është votuar të rregullojë çështjet e Shqipërisë, apo se ka inate me Ramën...

Shkruar nga Newsbomb
Gazetarja komenton votimin e Kurtit në Shqipëri: Është

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka votuar mëngjesin e sotëm në një qendër votimi në njësinë nr.5 në Tiranë duke qenë se është i pajisur me pasaportë shqiptare.

Ky veprim i Kurtit është kritikuar së tepërmi pasi e kanë cilësuar si populist dhe të panevojshëm. I të njejtit mendim është edhe gazetarja e njohur kosovare Arbana Xharra.

Ajo thotë se votimi i Kurtit është një “show qesharak”, ndërkohë që në Kosovë çdo ditë vdesin njerëz nga Covid.

“Ai nuk është votuar që të rregullojë çështjet e Shqipërisë”, shkruan gazetarja.

Shëimi i plotë

Kryeministri i Kosoves perfaqeson te gjithe qytetaret pa dallim orjentimi politik, marrja pjese ne votime ne Shqiperi eshte nje show popullist qe ne keto kohera shihet me shume me nje konotacion qesharak, sado i rrezikshem per krijimin e percarjes politike. Albin Kurti nuk eshte votu per me rregullu ceshtjet e Shqiperise, a ka inate a jo me Edi Ramen nuk guxon me i shfrytezu votat e Kosoves per agjende te tij personale. Nderkohe qe ne Kosove cdo dite vdesin qytetare nga Covidi, nuk eshte as rendi i vaksinimit, Kurti shkon me marre poza para kamerave ne Tirane.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.