Gazetarja e kronikës Klodiana Lala ka komentuar sërish aferën e sterilizimit.
E ftuar në emsionin “Kjo Javë”, në News24 Lala u shpreh se ish-ministri Beqaj pritet të rithirret sërish në Prokurori, dhe se janë duke u hetuar edhe disa zyrtarë të lartë.
“Ilir Rrapaj rezulton që ishte person kontakti me Ministrinë. Duke parë faktet, për sterilizimin mendoj se do të kemi sërish të reja në lidhje me rolin Beqaj. Prokuroria e posaçme ka marrë një shuplakë të fortë nga ana e gjykatës. Gjyqtari që ka caktuar masat përkatëse për 8 personat, disa në arrest në burg, disa arrest shtëpie, disa në masën detyrim paraqitjeje”, tha gazetarja.
Ndër të tjera, ajo tha se në vjeshtë pritet të ketë zhvillime dhe arrestime të reja për të tjerë zyrtarë të lartë.
“Nga informacionet që kam, pranë autoriteteve shqiptare kanë ardhur të gjitha komunikimet që kanë pasur. Mendoj se do të ketë në nivele të larta ish-kryetarë bashkish, kryetarë që do të vihen në një masë arresti. Ka një frikë të madhe, patjetër. Është duke u parë me shumë vëmendje," -u shpreh Lala.