Gazetarja kërkon t’i heqin mikrofonin Erion Braçes, kolegët nuk e mbështesin
Shkruar nga Newsbomb
Deputeti socialist Erion Braçe është shfaqur tejet i nervozuar përpara gazetarëve nga selia e parlamentit jashtë sallës së mbajtjes së seancave plenare.
Kamerat janë të drejtuara tek Braçe dhe në transmetim të drejtpërdrejtë nuk shihet se kush janë gazetarët me të cilët Braçe shfaq agresivitet.
Ai “kapet” me disa gazetarë, teksa në një moment gazetarja e Syri. Tv, Ambrozia Meta ka kërkuar që Braçes t’i hiqet mikrofoni pasi sjellja e tij ishte ofenduese ndaj medias.
Pjesë nga Debati:
Erion Braçe: Mbaj radhën ti, ti mbaj radhën…
Gazetari: Zoti Braçe po çfarë e keni këtë sjellje
Braçe: Ki etikën më elementare, ki etikën më elemetare…
Ambrozia: Hiqjani mikrofonin, mos rrini aty (largohet)
Braçe vijon të flasë agresivisht me median…
Braçe: Si? Po kush je ti që më jep mend mua? Unë po