Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gazetarja jep DETAJE nga arrestimi i gjyqtares Hoxha: Avokati tha kam humbur çelësat e shtëpisë, RENEA e shpërtheu me vakum. Hoxha: Ishte mesazh për gjithë sistemin

Shkruar nga Newsbomb
Klodiana Lala

Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka mësyrë mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Krujës ku janë arrestuar 10 persona.

Mes të arrestuarve gjyqtarja Enkelejda Hoxha, të cilës i janë vënë prangat në sallën e gjyqit në momentin kur ajo do të vendoste lirinë për Sajmir Petanin. Sajmir Petani është  dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Romeo Beqirit, disa vite më parë.

Ndërkaq gazetarja e kronikës Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me operacionin e SPAK. Ajo tha se policia i ka kërkuar avokatit Aldo Tabaku çelësat e shtëpisë pasi kanë dashur t’i bëjnë kontroll. Ai ka thënë se i ka humbur ndërsa RENEA e ka shpërthyer me forcë.

Lala: Enkelejda Hoxha priste në 16 shkurt të përballej me KLGJ, por e kishte shtyrë duke thënë se nuk kishte kohë se donte të mbante statsusin e gjyqtares sa të mbyllte dhe këto çështjet e fundit. Sot në mëngjes u rrethua gjykata, pritën që të shpallej vendimi dhe është arrestuar. Është boshatisur gjykata, janë marrë kompjutera, servera, telefona. Avokati Tabaku ka refuzuar të japë çelësat e shtëpisë, prokurori mori vendim që të ndërhyjnë forcërsht. RENEA hyri me shpërthim me vakum se ishte derë e blinduar dhe është procesi në vijim, po vijon kontrolli dhe pritet të shihet se çfarë është gjetur në banesë.

Hoxha: Zakonisht RENEA e përdor këtë pajisje për të shpërthyer dyer të blinduara shumë të forta. Dhe vakumi përdoret për të hequr fare atë pjesën e bravës. Për t’i dërguar mesazh gjithë sistemit. Megjithëse vettingu e ka ulur pak ritmin është gjetur një mesazh i tillë që ta çojë gjithë sistemin në këmbë. Që mos guxoni më të bëni lojëra të pista sepse do ju godasim dhe nëse vettingu vonon. Goditja e SPAK vjen pas një operacioni 6-mujor. Është përgjuar avokati, sekretarja, është zbërthyer gjithë mekanizmi. Psikologu, ore i gjithë sistemi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll