Gazetarja Anduena Llabani teksa ka folur për veprimtarinë e SPAK, është kthyer nga ish-deputeti Klevis Balliu dhe i ka dhënë një lajm jo shumë të mirë.
Gazetarja është shprehur se ka dijeni se shumë shpejt në vend do të vijë një listë me “non grata” nga Britania, ku sipas saj në listë është edhe emri i Klevis Balliut.
Politikani ngeli i habitur nga kjo, teksa gazetarja shtoi se në listë janë të përfshirë gjithashtu disa politikanë si dhe biznesmenë.
“I vetmi presion i SPAK-ut është faktori ndërkombëtar. Ti sot në SPAK ke struktura të reja që janë ngritur me vendet partnere europiane, bashkëpunim, shkëmbim informacioni, janë ngritur grupe të reja, s’ka qenë më parë kjo gjë.
Ti ke Ambasadën amerikane që ka koordinatorët e saj pranë SPAK dhe kërkon informacion për të gjitha çështjet që kanë lidhje me personat që janë shpallur në listën e zezë.
Meqë ra fjala, ka fjalë që jeni dhe ju zoti Klevis në një listë të re që do të vijë shumë shpejt nga Ambasada britanike.
Ka një listë të re që pritet të vijë nga Ambasada britanike, ku flitet që ka emra biznesmenësh, politikanësh dhe tani u kujtova zoti Balliu, që aty dëgjova dhe mbiemrin tuaj. Ka një listë të re, nuk e them për të bërë lajm. Vijnë listat e personave non grata së bashku me një material, ku thueht se këta persona duhet të hetohen për pasurinë, për veprimtarinë e paligjshme”, u shpreh Llabani në “Now me Erla Mëhillin” në “Euronews”.