Hapësire reklamuese

Politikë

Gazetarja ia thotë në sy Bardhit: Në gjykatë keni akoma statutin e 2018! Sekretari i PD: E kemi miratuar në 17 korrik 2021, por nuk e kujtoj mirë kur e kemi regjistruar

Shkruar nga Newsbomb
Gazetarja ia thotë në sy Bardhit: Në gjykatë keni akoma

Moderatorja e emisionit “Taqsk Force”, Sonila Meço, është pëfshirë në një debat me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, përsa i përket statute të Partisë Demokratike.

Sipas moderatores, PD ka ende të regjistruar në Gjykatë statutin e vitit 2018, por Bardhi e mohoi, duke thënë se në 17 korrik të këttij viti është miratuar statute i ri, megjithëse shtoi se nuk e mbante mend kur ky statut është regjistruar në Gjykatë.

Pjesë nga debati në studio

Gazment Bardhi: Për 4200 firmat duhet të ndiqeshin procedurat që parashikon statuti, dhe jo të kyçeshin në kasafortën e zotit Paloka. Kyçje do të thotë të mos ndjekësh procedurën. Jo në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm. Po flas me fjalët e Flamur Nokës, se si ndiqet në këtë rast procedura. Në PD, çdo kërkesë, nga institucionet, anëtarët e partisë, depozitohen në zyrën e protokollit të PD. Secila kërkesë regjistrohet në regjistrin dhe ruhet në arkivën e PD. Më pas i kalon për shqyrtim Kryesisë së PD. E parashikon statuti i vitit 2021, i regjistruar në Gjykatë. 

Sonila Meço: Sot në Gjykatë më rezulton që është ai i vitit 2018. I cili parashikon që në Kryesi ka dy nën kryetarët dhe vetëm 4 sekretarë. 

Gazment Bardhi: Është e pavërtetë. 

Sonila Meço: Gjë e cila të gjithë këtë procedurë do ta bënte të dyshimtë, sepse shumica në Kryesi do të lëvizte në numra, kemi katër nënkryetarë dhe shumë sekretarë. 

Gazment Bardhi: Në Gjykatë regjistrohen ato të dhëna që ka regjistri partisë, sa herë a ndryshime, paraqitet kërkesa për azhornimin e informacioneve. Çdo statut i miratuar nga Kuvendi Kombëtar i PD depozitohet në Gjykatë, edhe nëse nuk ka ndryshim të emrit, logos, nuk është i detyrueshëm për t'u regjistruar, sepse hyn në fuqi në momentin e miratimit nga Kuvendi Kombëtar. Gjatë periudhës që jam Sekretar i Përgjithshëm jam kujdesur për të depozituar kërkesë për të çuar statutin e ri. Ajo që është e vërtetë e pamohueshme, që rregullat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar nuk kanë ndryshuar nga viti 2009. 

Sonila Meço: Është statuti i 2018 apo i 2021?

Gazment Bardhi: Statuti i miratuar në 17 korrik 2021. Ndryshimet statutore depozitohen në gjykatë për t'u pasqyruar në regjistrin e partive politike nëse ka ndryshim të atyre elementëve që shënohen në regjistrin e partive politike. 

Bledian Koka: Kur e keni regjistruar?

Gazment Bardhi: Para disa muajsh, nuk e kujtoj shumë mirë, por nuk ka rëndësi kjo.

Bledian Koka: Jo, ka rëndësi sepse po flasim për ligjshmërinë e Kryesisë me të cilën ju morët vendimin për shpalljen e Kuvendit. Dhe nëse kjo ligjërisht nuk është e rregullt, atëherë nisma juaj për të organizuar Kuvendin e 18 dhjetorit është e paligjshme. 

Gazment Bardhi: Statuti i PD është i miratuar nga Kuvendi Kombëtar i PD në 2021 dhe ka hyrë në fuqi ditën e miratimit. Të tjerat janë të panevojshme. Jemi përpara një situate të pastër dhe krejtësisht të padyshimtë. Me kërkesë të kryetarit të PD, siç e përcakton statuti i PD, Kryesia e partisë ka thirrur mbledhjen e Kuvendit në datën 18 dhjetor. Gjatë këtyre dy muajve kemi patur një kërkesë të vazhdueshme nga një pjesë e vogël brenda PD, që të mblidhej Kuvendi i PD. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.