Gazetarja i nxjerr fotot në ditëlindjen e Kallakut, habit Kryemadhi: Besi ia mati temperaturën të gjithëve, po kërcenim 1,2,3,...9 veta, jo 10

Publikuar tek: politike, më 22:20 24-11-2020 Gazetarja i nxjerr fotot në ditëlindjen e Kallakut, habit Kryemadhi: Besi ia mati temperaturën të gjithëve, po kërcenim 1,2,3,...9 veta, jo 10 Kallaku - Kryemadhi

Kryetarja e rikonfirmuar e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar sot në emisionin “open” tha se beson që virusi është artificial.

Duke komentuar fotot e bëra publike dhe mediatike, në festën e aktorit të humorit Bes Kallaku, Kryemadhi tha se aty vetë Besi ia mati temperaturën të gjithëve dhe kur kërcenin ishin nëntë persona, jo dhjetë.

Kryemadhi: Qasja ime për virusin është e njejtë. Ka ardhur si rezultat i një krijimi në një laborator në Ëuhan.

Vasili: Revista ‘The Nature’ e thotë që është natyral.  

Kryemadhi: Ndërkohë mbajtja e maskës në rrugë më duket absurde. E mbaj se dua të transmetoj mesazh pozitiv tek qytetarët. Gjatë zgjedhjeve e mbajta sepse kështu është rregulli.

Vasili: Po mirë po për fotot në ditëlindjen e Bes Kallakut? Ja ti shohim fotot, për të cilat foli dhe Rama.

Kryemadhi: Ti nuk mund të nxjerrësh fotot e mia private në një festë private. Përpara se të flasi Rama për fotot e Bes Kallakut të flasi për viktimat e morgut. E para, e dyta...

Vasili: Ju vjen keq që mori gjobë pronari i lokalit?

Kryemadhi: Sigurisht që më vjen keq. Unë s’kam ndejtur më shumë se një orë aty, dhe tavolinat nuk kanë qenë më shumë se 10 veta. Ne kemi qenë në distancë.

Vasili: Keni kërcyer..

Kryemadhi: Ishim 1,2,3...9 veta që po kërcenim jo 10. Aty Bes Kallaku i mati të gjithëve temperaturën kur hynë para se të fillonte ditëlindja. E rëndësishme është që të mos ngjallim panik, por kujdesje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘E mora vesh kur hyra në operacion’, Kryemadhi: E kam kaluar COVID-in pa asnjë simptomë, Ilir Metën e kam puthur në buzë dhe nuk e kapi virusi
»
Article Logic
Execution time: 0.012495994567871
array(1) { ["section"]=> string(142) "gazetarja-i-nxjerr-fotot-ne-ditelindjen-e-kallakut-habit-kryemadhi-besi-ia-mati-temperatuten-te-gjitheve-po-kercenim-1-2-3-9-veta-jo-10-228998" }