Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
3.1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 27 Nëntor, 2021
spot_img

Gazetarja: Fshati Kuç ka mbetur pa kryeplak, iu sos durimi i labit dhe dorëzoi vulën, Policia trokiste në derën e tij sa herë kapte hashash në male

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetarja Anila Hoxha shkruan se Fshati Kuç në Vlorë ka mbetur pasi kryeplaku pasi Veip Lalaj ka dorëzuar vulën. Shkak është bërë thotë ajo hashashi, sepse Policia sa herë që konstaton bimë kanabisi në male, arreston të parët kryepleqtë.

“I lodhur nga kjo tollovitje dhe ngarkesë mbi shpinë, Veip Lalaj, 49 vjec mori vendimin e beftë kur pa se ju sos durimi dhe krenaria e labit nuk mbante më. Më tregon se e dorëzoi vulën pikërisht për shkak të hashashit, mbasi sipas tij policia e mësuar të trokasë në dyer kryepleqsh do I rikthehej në shtëpi. “ Fshati më zgjodhi në 2019, duhet të punoja për fshatin . Problemin e shtrova gjatë një takimi në Vranisht. I thashë, o ti prefekt, cborxh kam unë me drogën, nuk I kontrolloj dot malet, shikoni ligjin thashë”, shkruan gazetarja ndër të tjera.

Pjesë nga shkrimi i gazetares Anila Hoxha:

Por në Jug të vendit , fshati Kuc I Labërisë, me male tejpërtej dhe të larta sikur do kapin Olipmin ka mbetur pa kryeplak për nje arsye tjeter  .

Nuk e kanë arrestuar kësaj radhe.

E provoi vitin e kaluar këtë eksperiencë  dhe doli nga paraburgimi me të njëjtën konsideratë si të tjerët në dhjetra fshatra të Shqipërisë.

Edhe në Kuc droga gjelbëronte sic dukej.

 I lodhur nga kjo tollovitje dhe ngarkesë mbi shpinë, Veip Lalaj, 49 vjec mori vendimin e beftë kur pa se ju sos durimi dhe krenaria e labit nuk mbante më. Më tregon se e dorëzoi vulën pikërisht për shkak të hashashit, mbasi sipas tij policia e mësuar të trokasë në dyer kryepleqsh do I rikthehej në shtëpi. “ Fshati më zgjodhi në 2019, duhet të punoja për fshatin . Problemin e shtrova gjatë një takimi në Vranisht . I thashë, o ti prefekt, cborxh kam unë me drogën, nuk I kontrolloj dot malet, shikoni ligjin thashë” .

Kur nuk mori asnjë përgjigjje, kupa e tij u mbush

“ Indicia ishte se në fshatin Corraj kaloi policia dhe më tha hajde nesër në Himarë . Shkova por jo në polici , shkova në Bashki dhe dorezova vulën. ’ – më rrefehet labi.

Për të shkuar në Kuc duhet të udhëtosh mesërmes një gjerdani fshatrash të Labërisë. Të gjithë kryepleqtë presin trokitjen ashtu si Veip Lalaj , banor I Kucit dhe deri dje kryeplak.

Ai e dorëzoi dhe më thotë “Dua te fle gjume rehat , vjen policia hajde jep deklarate  , ku ta gjej une , ku ta di une  se cfarë është bërë në male”.

Janë pikërisht ato male që lebërit ju ngjajnë. Shumë krenarë për të lejuar braktisjen e fajit në derën e tyre.

 Ndërkohë në Kucin ku kryeministri bëri parashikimet e zgjedhjeve që lam pas, mbulesa e shkruar prej tij është varur në mur si një dekoratë me te cilën mburren. Sakaq vula që përfaqëson ata për ujin, dritën, malin , fushën dhe varrezat ku prehen të vdekurit  është dorëzuar.

Le ta besojmë që u dorëzua pa asnjë shkak dhe jo nga droga .

Fotografite te shkrepura sot ne Kuc prej meje, dhe ish kryeplaku i Kucit

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img