Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Gazetarja flet për atentatet e ditëve të fundit: Vrasja në Vlorë dërgon mesazhe, viktima kishte vetëm 3 javë që ishte kthyer nga Spanja

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjatë tre ditëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 3 vrasje me armë zjarri, dy prej të cilave atentate të mirëpërgatitura dhe ende paa snjë autor të dyshuar.

Tre ditë më parë në Vlorë u ekzekutua Bledar Briçaj dhe më pas në Tiranë u vra me armë zjarri Mehmet Qema nga shoku i tij, ndërsa dy ditë më parë në Elbasan u ekzekutua Everest Ceka në një atentat në Elbasan.

Në lidhje me atentatet, gazetarja Klodiana Lala u shpreh në MCN Tv se autorët kanë qenë të mirëpërgatitur, pasi janë vrarë vetëm shënjestrat dhe jo personat e tjerë me të cilët viktimat kanë qenë të shoqëruar. Përsa i përket atentatit në Vlorë, Lalau shpreh se vrasja dërgon mesazhe për grupin kundërshtar, pasi viktima kishte vetëm 3 javë që ishte kthyer nga Spanja.

“Këto vrasje janë mafioze sepse nga mënyra se si kanë vepruar duket që janë të përgatitur. Po ti shikosh për vrasjen në Vlorë duket se qëllojnë vetëm shënjestrën, pa prekur persona të tjerë dhe nga mënyra si largohen duket që e njohin zonën. Them që vrasja e Vlorës dërgon mesazhe sepse viktima kishte vetëm 3 javë që kishte ardhur nga Spanja, grupi kundërshtar ka vepruar me shpejtësi dhe ka pasur informacion të madh për të që tregon një formë të lartë organizimi. Në rastin konkret policia dyshon që është vrasje nga kundërshtarët e tij. Po të shihet makina e pret sepse dikush e ka sinjalizuar dhe nuk është djegur automjeti. Pista kryesore është trafiku i drogës.

Ngjarja e Elbasanit për mua nuk është surprizë, në Elbasan janë regjistruar vrasje të kalibrit të lartë. Shënjestra që është vrarë ka lëvizur nga njëra anë në anën tjetër të Elbasanit dhe ka shkuar te shtëpia e vjehrrit dhe flitet që një motor e ka ndjekur. Këto janë vrasje të organizuara, grupet u garantojnë atyre para për gjithë jetën që të mos flasin”, tha Lala.

Më shumë

spot_img
spot_img