Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gazetarja e pyet pse s’na ndihmoni, Shalsi e thotë troç: Duam, por nuk kemi mundësi

Shkruar nga Newsbomb
Eduard Shalsi

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, në një lidhje direkte për news24 tha se qeveria dëshiron t’i mbështesë të gjitha kategoritë, por kjo është edhe çështje mundësie dhe analize të detajuar.

I pyetur nga gazetarja Ola Bruko, se përse qeveria nuk i ka përfshirë gazetarët në planin e masave mbështetëse, Shalsi iu përgjigj qartë, se “qeveria dëshiron, por dëshira dhe mundësia për të ndihmuar janë dy gjëra të ndryshme”.

Shalsi tha se po bëhen kalkulime të sakta dhe se edhe gazetarët po konsiderohen, dhe se do të shihet me kujdes mundësia e përfshirjes së tyre në paketat mbështetëse të qeverisë. 

Ola Bruko: Zoti Shalsi, po ne gazetarëve pse nuk na konsideron, pse nuk keni bërë asgjë për ne gjithë këtë kohë?

Eduart Shalsi: Dëgjo Ola, nuk mund të thuash pse s’na konsideroni. Është si puna e atij sipërmarrësit që përmendët që tha nuk kam kontakt me qeverinë ndërkohë që kishte për ditë. Është tjetër gjë kërkesa dhe dëshira, e tjetër gjë mundësia. Nuk është se s’ju kosiderojmë apo s’jemi të shqetësuar për ju. Jemi. Jeni ndër katëgoritë e shumta që po bëni një punë të shkëlqyer gjatë kësaj kohe. Meritoni respekt për këtë. Por duhet edhe ne t’i bëjmë llogaritë me kujdes.

Ola Bruko: Ka kaluar një muaj e gjashtë ditë z.Shalsi

Eduard Shalsi: Ola, një muaj e gjashtë ditë nuk është situatë kiameti. Jeni në vëmendjen tonë po aq sa janë të gjitha kategoritë. Nga ana tjetër na duhet të kalkulojmë mirë, dikush thotë jemi 6600, dikush thotë jemi 4000, dikush 2000, disa janë në të zezë. Unë dua të them diçka të fundit. Ua u them ju e ua them të gjitha kategorive: Pulsi ynë rreh me pulsin tuaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu