Tirana
broken clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
75 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Gazetarja e pyet për VIDEOPËRGJIMIN, Lame nuk sikletoset: Nuk heq asnjë fjalë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Kadastrës Shqiptare Artan Lame në një konferencë për mediat për çështjen e regjistrimit të pronave është pyetur mbi një videopërgjim që u publikua para zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai tha se nuk i heq asnjë fjalë asaj që ka thënë në 2017 kur është bërë video-përgjimit, ku ai dëgjohej të thoshtë që nuk mund të legalizohen afro 100 mijë ndërtime pa leje.

Lame nuk u sikletos nga pyetja e gazetares për përgjimin që bëri bujë dhe u përdor nga opozita në fushatë elektorale të vitit 2021.

“Ndërtimet pa leje që nuk mund të legalizohen, nuk mund të thuash që nuk i legalizoj. Këta njerëz në momentin që u thua këtë, bëhen mish për top për palën tjetër, domethëne ai që është në opozitë abuzon me këtë.  Pra, të thuash thjesht që nuk legalizoj i hedh këta njerëz në krahun tjetër.

Është krim të legalizohen. Dhe kjo duhet parë si shenjë përgjegjshmërie. Po mo po është krim të legalizosh në linjat e tensionit të lartë, është krim legalizimi në Butrint. Jemi në 2017 aty në përgjim. Ligji i ri e trajton këtë. Ai përgjim u mbajt për ta pasur një ditë para zgjedhjeve dhe e ruajtën, e nxorrën. Dhe e dyta nuk u tha që është 2017. Nuk heq asnjë fjalë nga ai përgjim. Sapo ju thashë të njëjtën gjë”- tha Lame sot.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img