Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Gazetarja e njohur i kthehet keq Vjosa Osmanit: Urren Edi Ramën zyrtarisht në emër të Kosovës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetarja e njohur Kimete Berisha, përmes një shkrimi në rrjetet sociale kritikon qëndrimin e Presidentes Vjosa Osmani ndaj kryeministrit Edi Rama.

Gazetarja Berisha thotë se në urimin e saj për fitoren në zgjedhjet parlamentare, Osmani nuk ia zë emrin në gojë kryeministrit Rama, dhe kjo do të thotë se ajo e “urren në emër të Kosovës”.

Sipas Berishës, kjo urrejtje ka sjellë që Kosova të refuzojë edhe ndihmën e vaksinave nga Shqipëria, duke i lënë qytetarët e saj të vdesin.

Shkrimi i plotë i gazetares:

Një urrejtje e huazuar!

Shqipëria i ka vaksinuar gjysmë milioni shqiptarë, e Presidentes Osmani nuk ia zë goja emrin e Edi Ramës, kur e uron për fitoren në zgjedhje, thuajse e ka rival politik!

Kur nuk ta zë goja emrin e dikujt, do

të thotë, e urren.

E urren zyrtarisht, në emër të Kosovës!

Shprehja publike e urrejtjes dhe neverisë është amatorizëm i madh, është disfatë!

Larg është Edi Rama për Ty.

Për Juve.

Përveç vaksinave kineze, e keni refuzuar edhe ndihmën e Edi Ramës me vaksina.

Sepse jeni bë të ‘mëdhejj’!

Ju erdh dita me zgjedh dhe me refuzu!

Mes jetës dhe vdekjes, për inat të Edi Ramës e keni zgjedh vdekjen.

Më e pranueshme vdekja ‘e shqiptarëve nga Covid-19’ sesa vaksina e ‘rivalit politik’.

Po harroni se nuk jeni bërë vet të ‘mëdhej’, po ju ka bërë votuesi, të cilin keni filluar ta habisni!

P.S. Ty të kemi Presidente të ‘ahiretit’, se me të gjallët nuk merresh!

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img