Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Gazetarja dhunohet nga i dashuri i saj, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë; shkoi në vendin e punës dhe e mori me forcë në makinë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Tiranës ka arrestuar tetë persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, mes tyre është dhe një 35-vjeçar që ka dhunuar të dashurën.

Bëhet me dije se pre e dhunës ka rënë një gazetare, e cila është marrë forcërisht nga i dashuri.

40-vjeçarja është dhunuar fizikisht nga i dashuri i saj, shteasi A.K., 35-vjeç, i cili ka shkuar në vendin në Kashar e ka marrë me forcë e ka futur në makinë dhe e ka dhunuar.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” i shtetasit A. K., 35 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ka marrë me forcë në mjetin e tij, ish të dashurën” njofton policia.

Gjithashtu është arrestuar shtetasi A. Sh., 37 vjeç, pasi  në rrugën “Kont Urani”, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, në gjëndje të rëndë shëndetsore.

Në pranga kanë rënë edhe 6 persona të tjerë për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe vepra të tjera penale.

Njoftimi i policisë:

Bien në prangat e Policisë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

E. F., 37 vjeç dhe E. D., 46 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre në kohë dhe vende të ndryshme, shtetasit E. F, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis ndërsa shtetasit E. D., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike heroinë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” i shtetasit A. K., 35 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ka marrë me forcë në mjetin e tij, ish të dashurën.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë ndalimin e shtetasit A. Sh., 37 vjeç, pasi  në rrugën “Kont Urani”, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, në gjëndje të rëndë shëndetsore.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. T., 31 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

R. L., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;

J. D., 19 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ;

A. T., 23 vjeç, pasi duke qarkulluar me mjet është përfshirë në një aksident me një mjet motorr. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motorrit shtetasi E. P, i cili ndodhet në spital, në gjëndje të rëndë shëndëtësore.

•Më datë 12.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, në gjendje të lirë për shtetasit F. H., 24 vjeç dhe A. H., 22 vjeç, (vëllezer) banues në Kavajë, pasi  kanë shkuar për tu interesuar për një çështjen e tyre që ndiqet nga prokuroria dhe kanë debatuar me të duke e kërcenuar me fjalë.

•Më datë 12.04.2021, shtetasja A. L., 47 vjeçe,  kallzon se në rrugën “Kol Popa”, persona të paidentifikuar, në derën e banesës, dyshohet se i kanë hedhur lëndë djegëse. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img