Tirana
light rain
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
67 %
4.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Gazetarja britanike nxjerr DOKUMENTIN e Ministrisë ruse: Janë përgatitur për emergjencë të madhe, po mbledhin mjekë e infermierë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Emma Burrows, gazetare dhe redaktore lajmesh e medias britanike ITV News, ka nxjerr disa dokumente ekskluzive të Ministrisë së Shëndetësisë në Rusi, që tregojnë shumë për luftën që po zhvillohet në Ukrainë. Vendi është përgatitur për një emergjencë të madhe mjekësore, çka do të thotë se Rusia i ka marrë parasysh të gjitha.

Dokumenti i lëshuar nga Ministria Ruse e Shëndetësisë tregon se vendi po parashikon një ngjarje të madhe mjekësore dhe kërkon që të gjithë mjekët të jenë në gatishmëri. Letra e firmosur dje nga zv.ministri ka urdhëruar organizatat shëndetësore që të identifikojnë menjëherë stafin mjekësor të gatshëm për t’u zhvendosur dhe punuar në vende të tjera.

Ai kërkon që organizatat mjekësore të jenë të gatshme “për t’u përfshirë menjëherë në aktivitete që synojnë shpëtimin e jetëve dhe ruajtjen e shëndetit të njerëzve në Rusi”.

Institucionet mjekësore në Rusi janë urdhëruar nga Ministria e Shëndetësisë që jo më vonë se ora 18:00 (25 shkurt) t’i dërgojnë një listë zëvendësministrit të shëndetësisë të “specialistëve mjekësorë dhe punonjësve mjekësorë… duke treguar emrin e tyre të plotë, vendin e punës, pozicionet dhe detajet e kontaktit”.

Kjo lë të kuptohet qartë se këta mjekë do të vendosen diku dhe do t’u ofrohet një “rimbursim i shpenzimeve të udhëtimit dhe akomodimit, si dhe pagesa e punës pritet nga fondet e Qendrës Federale e Fatkeqësive Mjekësore”. Me shumë mundësi, këta mjekë do të dërgohen në zonat e luftës për t’ju dhënë ndihmën e parë ushtarëve.

Letra ka një listë të gjatë të mjekëve, si: kirurgë traumash, zemre, maksilofacialë dhe pediatrikë, anestezistë, radiologë, infermierë (përfshirë sallat e operacionit) dhe specialistë të sëmundjeve infektive.

Pas ka parë dokumentin e gazetares, një zyrtar ushtarak ukrainas i ka thënë gazetares Emma Burrows se ajo mund të tregonte se mjekët po mblidhen për të ndihmuar me të lënduarit nga pushtimi rus në Ukrainë, transmeton newsbomb.al.

Më shumë




spot_img








spot_img