Hapësire reklamuese

Bota

Gazetarja afgane shpërthen në lot dhe i bën thirrje NATO-s: Talebanët po kërkojnë vëllain tim, e gjithë familja ime jeton atje

Shkruar nga Newsbomb
Gazetarja afgane shpërthen në lot dhe i bën thirrje NATO-s:

Ka shpërthyer në lot gazetarja afgane Lailuma Sadit, teksa iu drejtua Sekretarit të Përgjithshëm të NATO -s, Jens Stoltenberg gjatë një konference për shtyp.

Ajo tha se flet në emër të të gjithë atyre që nuk kanë mundësi të dëgjohen, ndërsa tregoi për situatën e vështirë me të cilën po përballen afganët.

“Talibanët nuk duan që gratë të jenë të lira, ata nuk duan që askush të jetë i lire. I thashë Stoltenberg se ishte një vendim shumë i keq të largohesha nga Afganistani, një vendim i gabuar. Kur ishte bashkësia ndërkombëtare në Afganistan, gjithçka ishte ndryshe. Për shembull, gratë ishin të lira të rriteshin, të studionin, të merrnin vendime, të përfshiheshin në politikë. Burrat bëjnë të njëjtën gjë. Tani ata nuk janë të sigurt, nuk janë të lirë, nuk kanë të drejta. Gratë nuk mund të largohen nga shtëpia pa u shoqëruar nga një burrë. Si doni që unë ta përshkruaj këtë jetë me jetën e një muaji më pare”, tha ajo.

Gazetarja u shpreh se është e shqetësuar për familjen e saj, pasi talebanët po i kërkojnë vëllanë për shkak se ajo është gazetare dhe i këkron NATO-s dhe SHBA të mos i njohë talebanët.

E gjithë familja ime jeton atje. Situata është shumë kritike. Talebanët filluan kërkimet shtëpi më shtëpi. Ata janë në kërkim të njerëzve që ishin aktivistë, të punësuar nga NATO e SHBA, si dhe ata që ishin në një parti politike. Ata po kërkojnë vëllain tim sepse jam gazetare, jam grua dhe bërtas dhe i them BE -së dhe NATO -s: Mos i njihni talebanët. Ata përpiqen të bëjnë gjithçka që bashkësia ndërkombëtare t’i njohë ata”, tha gazetarja.

Sondazh

Poll