Gazetari Artan Hoxha ka folur për ngjarjet e ndodhura në 21 janar 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues: Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj.
Ai tha se përgjimet e publikuar dje dëshmojnë se se vrasjet janë bërë me urdhër dhe kjo provë është zhdukur. Hoxha thekson në një intervistë në “Neës 24” sde vrasjet janë bërë nga garda, të cilat komandat i merrnin në një kanal të veçantë në radio.
“Kjo provë dëshmon se vrasjet janë bërë me urdhër dhe kjo provë është zhdukur. Pse nuk ka asnjë lloj metariali se çfarë ka ndodhur në atë kohë. Kjo provon se vrasjet janë bërë nga garda.
Në këtë kanal të veçantë kanë qenë jo më shumë se 10 persona.Ata komandat i kanë patur në vesh. Asnjëri prej tyre nuk ka dëshmuar. Komandat janë dhënë në radio dhe janë dëgjuar në kufje. Unë kisha bindjen se vrasjet janë bërë me urdhër.”, u shpreh Hoxha.