Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gazetari tregon si nisi konflikti në Velipojë: Filloi në drekë dhe u mbyll në mesnatë, të dy palët shkëmbyen zjarr, por s’dihet kush qëlloi i pari

Shkruar nga Newsbomb
Gazetari tregon si nisi konflikti në Velipojë: Filloi në

Ngjarja e rëndë në Velipojë ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën dy të tjerë tronditi gjithë Shqipërinë.

Gazetari Ermal Vija ka treguar në “Log” se si nisi sherri mes familjeve Gocaj dhe Ferracaku. Ai tha se sherri filloi rreth orës 14:00 të ditës së shtunë, kur vëllezërit Gocja kanë qenë duke vendosur shezlongët, të cilët janë kundërshtuar nga anëtarët e familjes Ferracaku, pasi pretendonin se ajo pjesë e plazhit u takonte atyre për ta shfrytëzuar.

Sipas tij, vëllezërit Ferracaku shkuan mesnatën e të dielës të armatosur në hotelin e vëllezërve Gocaj, teksa shtoi se të dyja palët përdorën armët, por hetuesit nuk janë të sigurtë se cili hapi zjarr i pari.

“Zanafilla ka nisur pasditen e së shtunës rreth orës 14:00 kur vëllezërit Gocaj kanë qenë duke vendosur shezlongët, por sherri ka vazhduar me anëtarët e familjes Ferracaku, që kanë një hotel që ndodhet në vijën e parë të bregut, që e kanë kundërshtuar veprimin e familjes Gocaj, pasi pretendonin se do të shfrytëzohej nga ata.

Ka nisur konflikti verbal dhe në 00:30, vëllezërit Ferracaku iu drejtuan hotelit të vëllezërve Gocaj për t’u sqaruar. Shkuan të armatosur. Pas konfliktit verbal u përdorën armët duke sjellë 4 viktima. Të dy palët shkëmbyen zjarr, por për hetuesit është e paqartë kush qëlloi i pari. Hasan Ferracaku pretendon se të parët qëlluan Gocajt” tha Vija.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll