Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Hën
14 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Gazetari tregon pse u vendos ndryshimi i emrit të “Urës Vajgurore”: Ky asortiment nga e keqja ishte jetik, por brezat e rinj nuk kanë kusur të shohin pas…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

bc38bf396a2b87f190d2637df0f75697

Gazetari Gert Selenica, një prej nismëtarëve për ndryshimin e emrit të “Urës Vajgurore” në “Dimal”, rrëfen se çfarë e shtyu atë dhe kolegët e tjerë të ndërmarrin këtë nismë.

Selenica, i cili nuk e fsheh gëzimin, sot që emri i ri i Bashkisë Dimal u votua nga Këshilli Bashkiak, thotë se emri i “vjetër” i përkiste një kohe të cilën brezi i ri nuk ka “kusur” ta shohë.

“Vajguri, ky asortiment që nga e keqja ishte jetik para viteve ’90, se përdorej që nga gatimi e deri tek vrasja e gjallesave të kokës, nuk ka përse të qëndrojë në egzistencë për brezat e rinj, të cilët nuk kanë “kusur” të shohin mbrapa, por vetëm perspektivën,” shprehet gazetari Selenica.

Bashkia Dimal nga sot do të mbajë emrin e qytetit antik ilir të Dimalit që gjendet në një kodër mes dy maleve.

“Bashkia Ura Vajgurore do të quhet Bashkia Dimal. Dy male nënkupton. Këshilli Bashkiak votoi unanimisht. Kam qenë në grupin e nismëtarëve të kësaj inisiative, bashkë me kolegët Mand Vllahu dhe Norel Zaimi e Arsen Roshi. Çfarë bëmë ne? Pjesën e “motorrizimit” të kësaj ideje, e sollëm çështjen në publik. Termi i vjetëruar, e për më tepër, me tingellim pexhorativ, ndjente nevojën e rijetezimit të vetvetes. Vajguri, ky asortiment që nga e keqja ishte jetik para viteve ’90, se përdorej që nga gatimi e deri tek vrasja e gjallesave të kokës, nuk ka përse të qëndrojë në egzistencë për brezat e rinj, të cilët nuk kanë “kusur” të shohin mbrapa, por vetëm perspektivën. Çfarë fituam ne? Krenari, potencim të autoktonisë, mbyllje-goje për ata që nuk na lidhin me Ilirinë, modernizëm, e një “stacion” turistik për këdo, që para se të kalojë në Berat, do ta bëjë një ndalesë. Feeling…Aq mirë, sa mbase nuk besohet,” shprehet gazetari.

sdgfsgswe4y3ehw3h.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img