Hapësire reklamuese

Politikë

Gazetari tregon prapaskenat e vendimit për Berishën: Basha i marrë peng, Yuri Kim nesër do publikonte një letër…

Shkruar nga Newsbomb
Gazetari tregon prapaskenat e vendimit për Berishën: Basha i

Gazetari Çim Peka ka treguar prapaskenat për vendimin e marrë nga Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Ai tha se Basha është i marrë peng, pasi nëse nuk do të kishjte marrë këtë vendim, ditën e nesërme ambasadorja amerikane Yuri Kim do të publikonte një letër për Bashën, që do të ishte edhe më e rëndë se për Berishën.

“Nesër do ketë një listë tjetër nga SHBA, ku emrat këtë herë janë nga maxhoranca e ndoshta edhe nga mediat. E them pa frikë, sigurisht me keqardhje, duket se Basha është i marrë peng.

Nuk është vendim që e ka bërë për hir të raporteve me SHBA-të, për hir të partneritetit, se partneriteti nuk lidhet me këto lloj kushtesh, është vendim për të shmangur një letër publike, që sipas njerëzve më të afërt të Ramës, nesër do publikonte ambasadorja amerikane e kjo letër do ishte shumë më e ashpër me Bashën sesa me Berishën”, deklaroi Peka.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll