Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
30 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Gazetari tregon për dhunën që policia ushtroi ndaj kolegëve të tij më 21 janar dhe sulmon Ramën: Zbardhja e ngjarjes si premtim elektoral

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c4ce87a9baed70ece95714c0adc62735

Gazetari i Abc News, Flamur Vezaj, i nxitur nga deklarata e kryeministrit Edi Rama për vrasjet e 21 janarit 2011, ka reaguar duke treguar për dhunën që policia në atë demonstratë ka ushtruar ndaj kolegëve të tij.

Sipas Vezajt, askush nuk mbajti përgjegjësi për dhunën dhe vrasjet, ndërsa opozita e atëhershme dhe qeveria e sotme vazhdon të tallet çdo 21 janar me familjet e viktimave. Për gazetarin, Rama e përdor zbradhjen e ngjarjes si premtim elektoral edhe pse nuk do e mbaj kurrë.

Reagimi i gazetarit:

Sot 6 vjet më parë, në ora 20:10 kam qenë në ambientet e QSUT-së duke vizituar kolegun Ened Janina, që si shumë kolegë të tjerë hëngrën dru apo më saktë shkopa gome nga forca të policisë! Asnjë person NUK MBAJTI PËRGJEGJËSI! Sot 6 vjet më parë u vranë 4 demonstrues dhe 6 të tjerë (që dihen zyrtarisht) u plagosën! Për këtë ngjarje të rëndë u dënuan vetëm dy persona me dënime qesharake edhe ata vetëm për dy viktima!

Opozita e atëhershme dhe qeveria e sotme vazhdon të tallet çdo 21 janar me familjet e viktimave! Zbardhjen e ngjarjes e trajtojnë si premtim elektoral që asnjëherë nuk e mbajnë dhe as nuk kanë mend me e mbajt! Sot e paskan gjetë një hile të re, duke premtuar se do e kthenin çështjen për rihetim me vendim të Gjykatës së Strasburgut! Çfarë MASHTRIMI i trash!!! #ore_gjeni_premtim_më_bindës#

Lexo edhe: Flet djali i viktimës së 21 janarit: Jam i kënaqur me Ramën, po i ngushton rrethin Berishës

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img