Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, ka folur për mikrofonin e ‘Supersport’ pasi skuadra e tij fitoi 2-1 përballë Tiranës.
“Sot isha në tension gjatë gjithë ndeshjes dhe në përfundim akoma se besoj dot që shpërdoruam gjithë ato raste. Kjo ishte shumë e vështirë për ne. Problemi është që ne duhet ti vlersojmë ndeshjet mos i lemë gjërat që të bëhemi agresivë pasi kemi shënuar. E kërkuam me forcë të ndryshonim gjithçka dhe ja dolëm”, u shpreh Gjoka.
Por gazetari Jetmir Halilaj e ka kaluar cakun duke e pyetur trajnerin nëse ata kanë një pakt me Tiranën për Kampionatin ose Kupën. Kjo gjë e ka acaruar së tepërmi teknikun i cili u përgjigj se:
“Nuk më pëlqen të bëj repilkë dhe më vjen keq që mendon kështu dhe mendoj që kjo nuuk është e vërtetë por ky është menimi jot dhe nuk i përgjigjem pyetjeve që janë jashtë normales”.