Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gazetari sportiv publikon foton nga shtëpia teksa i marrin tamponin për Covid: Kush i ka besuar veç zotit deri dje nuk është penduar! Do ja dal

Shkruar nga Newsbomb
Foto e publikuar nga Xhevdet Zekaj

Gazetari sportiv Xhevdet Zekaj ka publikuar një foto nga shtëpia ku tregon se po i marrin tamponin për të zbuluar nëse është i infektuar ose jo me Covid.

Zekaj pasi ka publikuar foton ka bërë edhe një postim në rrjete sociale ku shkruan se kush i ka besuar zotit nuk është penduar. Më tej me besim thotë se do ia dalë.

“Kush i ka besuar veç zotit dje nuk është penduar. Prag Covid 19! Tampon. Do ja dal”, shkruan gazetari në “facebook”.

Kujtojmë se ditën e djeshme 108 raste të reja u konfirmuan pozitive me COVID për 24 orë.

Deri tani 125 qytetarë në vend nuk e kanë fituar betejën me coronavirusin që ka mbërthyer mbarë botën.

*Përditësim: Gazetari ka rezultuar negativ dhe këtë e bën me dije përmes një reagimi sqarues për miqtë. "Faleminderit për fjalët e sinqerta dhe solidaritetin! Nuk më ka prekur Covid! Jam negativ! Ky status për personat që kanë kontaktuar me mua! Frikë jo, por kujdes po", ka thënë ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll