Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
24 °
Hën
24 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

GAZETARI spanjoll intervistë me trafikantin shqiptar të kokainës: Më fol pak për mafian shqiptare! I kam si familje (DOKUMENTARI dhe RRËFIMI TRONDITËS i të riut të maskuar)

spot_img

Lajme të ngjashëm

David Beriain, një gazetar spanjoll investigativ ka realizuar një dokumentar tronditës për mafien shqiptare.

Dokumentari është transmetuar mbrëmë në në Itali në kanalin “Tv Nove”,  ku gazetari flet për mafien shqiptare duke e përshkruar si “një organizatë brutale dhe efiçente që ka marrë udhë gjatë viteve të luftërave ballkanike”.

Gazetari flet për trafikantë të lidhur me qarqe politike të cilët janë fuqizuar gjithnjë e më shumë.

Për më tepër ai ka realizuar një intervistë me një trafikant shqiptar i cili pret në brigjet e Italisë një ngarkesë 5 kg kokainë t’i vijë me skaf nga Shqipëria ndërsa shfaqet me fytyrën mbuluar dhe zërin e transformuar.

PJESË NGA BISEDA:

Gazetari italian: Pse transportoni ngarkesa prej 5 kilesh dhe jo ngarkesa më të mëdha?

Trafikanti shqiptar:5 kg është më e lehtë. Nëse humb një person nuk më intereson. Nëse humbas 100 kg më intereson shumë.

Gazetari italian: Më fol për mafien shqiptare si do e përshkruaje?

Trafikanti: I kam si familje, ti do flisje për familjen. Unë nuk flas për familjen

Gazetari: Kuptoj

 Ndërkaq në një tjetër video duket një tjetër person i cili falsifikon dokumenta për shqiptarët gjë që i jep mijëra euro në vit.

 

 

“Hakmarrja për shqiptarët është një detyrim i jetës. Vrasja e një të afërmi, siç thuhet në ligjin e Kanunit, kërcënon me vdekje të gjithë meshkujt e familjes së vrasësit”, thuhet në dokumentarin e gazetarit.

“Është pikërisht kjo, karakteristikë kryesore e organizatave kriminale shqiptare. Ato janë formuar në bazë të lidhjeve familjare dhe nga një kod i pashkruar i nderit dhe hakmarrjes”, vazhdon dokumentari.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img