Hapësire reklamuese

Politikë

Gazetari sfidon Bashën për emrat e oligarkëve, por ai refuzon të përgjigjet, Rakipi: I nxorri Berisha, i majmi Rama, ti do i mbash mesa shoh... (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Gazetari sfidon Bashën për emrat e oligarkëve, por ai refuzon

Gazetari Ylli Rakipi i ka kërkuar sonte kryedemokratit Lulzim Basha që të përmendë emrat e oligarkëve për të cilët ai ka thënë se janë 5-10 prej tyre që kanë kapur ekonominë shqiptare.

Basha refuzoi të përgjijget me emra konkretë duke thënë 5 herë emrin “Edi Rama”. Kështu gazetari Rakipi i tha se me këtë përgjigje Basha nënkupton se do i mbajë këta oligarkë gjatë qeverisjes së tij.

Ylli Rakipi: Edi Rama tha kur ishte këtu tek mua që nuk ka oligarkë në Shqipëri. Tani ju keni thënë se janë 5-10 oligarkë ku është përqendruar ekonomia shqiptare. Mund të mi thoni cilët janë këta? Se ju vetëm Vilma Nushin përmendni dhe e keni bërë si pushkë atë.

Basha: Janë...Edi Rama, Edi Rama, Edi Rama, Edi Rama dhe Edi Rama.

Rakipi: Aaaa e kuptova. Këto oligarkë që erdhën nga Berisha, i majmi ai, i majmi prapë Rama, i supermajmi Rama tani do t’i mbash ti. E shoh. Përderisa nuk i thua do i mbash.

Basha: Rama fshihet pas të gjithëve.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu