Gazetari i ‘Russia Today’, Alexander Rubinstein është arrestuar pak minuta më parë në Uashington, në sheshin ‘McPherson’ ku po zhvillohet protesta kundër Donald Trump, i cili po merr pjesë aktualisht në ceremoninë e betimit.
RT njofton se Rubinstein ishte duke filmuar brenda turmës kur është arrestuar nga policia amerikane. Ai u ka treguar oficerëve kartën e gazetarit, por sërish kjo nuk ka mjaftuar.
Gazetari ka publikuar në rrjetet sociale disa momente nga përplasja e policisë me protestuesit.