


Gazetari i njohur nga Vlora, Ergys Alushi, ka kritikuar mosorganizimin e duhur në varrimin e Mjeshtrit të Madh të humorit, parodistit vlonjat Muhamet Likos.
Sipas gazetarit asnjë nga Mjeshtrat e Medhenj te Humorit që erdhën nga e gjithë Shqipëria, nuk foli askush dhe asnjë nuk hodhi dy gisht letër për Metin.
Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, gazetari i njohur u shpreh se Mjeshtrat e Humorit, kolegë te Muhamet Likos që erdhën për ta përcjellur në banesën e fundit, donin të flisnin për Metin, por nuk kishte një organizim.
Ndër të tjera gazetari Alushi theksoi se Muhamet Liko edhe pse ishte një ‘Qytetar Nderi i Vlorës’, si dhe një Mjeshtër i Madh i skenës, u varros si gjithë të tjerët, pa nderimet e duhura.
Statusi i plotë:
Sot, mediet e Vlorës nxitonin kush e kush të imtervistonte sa më shumë Politikane e Drejtues për vdekjen e Metit.
Shumica e tyre rrallë se kanë parë ndonje shfaqje të Metit nga fillimi deri në fund.
Ndërkohe që qytetarët e thjeshtë, ata që kanë blere gjithe kohes biletën për të parë Metin e shokët e tij e qendronin në diell për të percjelle Metin, nuk u pyeten asnjehere per dhimbjen që ndjenin për idhullin e tyre.
Sa pak vlonjatë ishin sot në percjelljen tende!
Mbase e kam une gabim, qé prisja me shume!
Ti nuk e meritoje.
Nuk di kush e ka fajin (por, ti, jo e jo).
Askush nuk mbajti nje fjalim zyrtar për fillimet dhe fundin në skenë të Metit.
Askush nuk i hodhi dy gisht radhë në letër per të treguar se kush ishte Met Liko, nga vinte dhe si e mbylli.
Nuk foli askush nga gjithe ata Mjeshtra të Medhenj të Humorit që erdhen nga e gjithe Shqiperia ( sa shume që ishin në raport me vlonjatët!).
Ata donin të flisnin, por nuk kishte nje organizim.
Meti u varros si një vdekje si gjithe të tjerat, paçka se ishte nje “Qytetar Nderi i Vlorës”
Ishte Mjeshter i Madh.
Ndoshta ka ardhur koha që varrezat e qytetit të kene një varreze enkas per Qytetarët e Nderit të Vlores dhe Mjeshtrat e Medhenj.
Gjithçka do të justifikohet me organizimin që kishin bere familjarët (mendoni dhimbjen e tyre dhe sa të kthjellët ishin për organizim!)
Të percollen o Met, plot dashuri e lot, hipokrizi e falsifitete, por ti nuk merzitesh se e dije dhe e prisje që kjo eshte shoqeria njerezore, qe ti e kishe provuar ne kurriz.
Koha do t’i gjykoje të gjitha.
Estrada të Rinjve ishte në krye sepse ti e le amanet në shfaqjen e tyre.
Mjeshtrat e Humorit shqiptar që ishin sot në mort, bënë habi sesi ndryshe nga e gjithe Shqiperia në Vlore ishte krijuar me bekimin tend e të shokëve të tu Estrada e të Rinjve.
P.S. keto ishin opinione që i degjova të thuheshin pergjate ceremonise mortore.