Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Gazetari rrëfen rastin: Vdiq i afërmi im në shtëpi dhe s’u raportua. Shifrat nuk përputhen! Sa janë në spitale, në shtëpi, me Covid? Vazhdojnë ikin në Turqi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8a2f05fb7247508db74984668d981376

Gazetari Erjon Skëndaj rrëfen një rast personal të humbjes së një njeriu të afërm nga Covid-19, dhe thotë se të dhënat e qeverisë për “janë të cunguara thellësisht”.

Skëndaj tha se shifrat e të infektuarve dhe personave që ndërrojnë jetë nuk përputhen me atë çka vihet re në pjesën tjetër të botës. Ai tha në emisioni “RealStory” se qeveria nuk i raporton të gjithë pacientët me Covid që kurohen në spitale shtetërore, private, rajonale dhe shtëpi.

Pjesë nga deklarata e gazetarit:

Ne diskutojmë mbi të dhëna të cunguara thellësisht. Nuk raportohen as të shtruarit dhe as të vdekurit në spitale private, nuk raportohen as vdekje dhe as shtrime nga spitalet rajonale prej 3 muajsh. Por pjesa më e madhe janë në shtëpi, kurohen në shtëpi dhe nuk raportohen. Para disa ditësh ndërroi jetë një i afërmi im. Nuk u raportua. Nëse do të kishim 2 mijë deri në 2500 persona, ke 500 në spitale dhe të tjerët nuk i ke në spitale, dhe kjo e ka trembur Komitetin Teknik.

Në dhjetor ka qenë situata shumë më e keqe sesa sot, sepse ka qenë 1 në 3 persona në numrin e testeve. Ka qenë 33%, ndërsa sot është 28%. Pra kemi qenë më keq. Zgjidhja ishte që u hapën spitalet rajonale, prandaj ra numri. Sot kemi 33% aktivë, bota thotë se 2% ndërrojnë jetë. Numri i vdekjeve nuk ka përputhje, nuk e bën dot një matematikë të thjeshtë. Nëse qeveria do të thoshte, sa kemi në spitale, në spitale private, sa kemi në shtëpi, në Turqi, vazhdojnë ikin akoma në Turqi, dhe vdesin në Turqi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img