Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
17 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Gazetari rrëfen historinë nga fëmijëria: Si më shpëtoi Barba Jani nga sikleti

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Engjëll Serjani ka ndarë me miqtë e tij të Facebook një histori të veçantë nga fëmijëria e tij.

Serjani kujton furrxhiun gjirokastrit Barba Jani, teksa rrëfen se si në një ndodhi kur ishte rreth 7-8 vjeç e shpëtoi nga një siklet i madh. Lexojeni të plotë:

Ky burri në këtë foto është Barba Jani (Jani Koko) ish-furrxhiu i Varroshit. Personalisht i jam shumë mirënjohës se kur isha 7-8 vjeç më ka shpëtuar nga një siklet i madh. Duke shkuar me tepsinë me speca të bushira për ta pjekur në furrë, u pengova tek hyrja e furrës. Tepsia u rrokullis në kalldrëm dhe perfondoi përpara portës te shtëpisë së Doktor Vasilit të Madh. Unë ja plasa të qarit. Kola, shitësi i perimeve e solli tepsinë bosh tek furra. Pashakua, shitsja e qumështit mori farashanë dhe fshesën dhe mblodhi specat e shpërndara në kalldrëm. Situata sikur u normalizua disi. Por unë nuk pushoja së qari. Tepsia ishte ende bosh. Si do të dilja përpara prindërve me tepsinë bosh. Por për këtë problem mendoi i miri Barba Jani. Me një lugë druri mori nga një spece të mbushur me oriz nga tepsitë e tjera që kishin mbushur tavolinën e madhe të furrës dhe plotësoi tepsinë bosh. E ujdisi për merak dhe e futi në furrë për t’u pjekur bashkë me tepsitë e tjera. Kjo histori e fëmijerisë së hershme më kujtohet sa herë kaloj para furrës së Varroshit. Profili i Barba Janit gjatë gjthë jetës për mua ka qenë modeli i njeriut të mirë.

Më shumë




spot_img








spot_img