Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Gazetari: Roland Bejko nuk garoi për të fituar, por për testuar sa vota anti-Berisha ka në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Gazetari: Roland Bejko nuk garoi për të fituar, por për testuar

Gazetari Lutfi Dervishi është shprehur mbrëmjen e kësaj të marte se kandidati i PD zyrtare, Roland Bejko u fut në garë për të testuar Partinë Demokratike dhe për të provuar sa vota anti-Berisha ka në Tiranë, e jo për të fituar bashkinë.

“Bejko nuk është futur në garë për të fituar. Nuk e ka besuar, e njoh, nuk është njëri që fluturon. Këta kanë qenë para zgjedhjes që nëse nuk marrin pjesë në zgjedhje mbyllet kjo shtëpia që kanë. Ai ka marrë një vendim, por jo me idenë që do bëhet kryetar bashkie.

S’e ka pasur aspiratë, ka dalë nga një mbledhje që del njëri kandidat, jo dil ti, dal unë. Është futur për të testuar PD zyrtare dhe për të provuar sa votë anti Berishë ka në Tiranë. Këto zgjedhje treguar se PD zyrtare nuk ekziston në kuptimin e strukturës dhe shtirjes”, tha Dervishi në Euronees Albania.

Kujtojmë se Roland Bejko u rendit në vendin e katërt në Tiranë me 12,392 vota ose 4.27%, madje ai u rendit edhe pas kandidati të Lëvizjes Bashkë Arlind Qori, i cili edhe pse kandidoi për herë të parë arriti të merrte 13,844 vota ose 4.77%.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll