Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dhuna në Parlament, gazetari: Pse thërrisni Policinë?! E mbani mend Pjetinin?!

Shkruar nga Newsbomb
Dhuna në Parlament, gazetari: Pse thërrisni Policinë?! E mbani
Gazetari Gjergj Erebara ka sjellë në kujtesë një përplasje mes deputetëve Arben Ndoka, Pjerin Ndreu dhe Gent Strazimiri në 2014. Erebara sjell në kujtesë këtë moment, pasi përkon me zhvillimet e fundit në Kuvend, ku deputeti i PD, Bledion Nallbani sulmoi fizikisht në seancën plenare deputetin e PS, Vullnet Sinanjn. Ai shkruan se atë kohë Gjykata e Lartë e cilësoi përplasjen e 2014 mes deputetëve si “ngjarje e ndodhur ndodh në kuadër të punës së zakonshme parlamentare, liri shprehjeje, e që nuk përbën vepër penale dhe se këto shkelje dënohen nga Kuvendi”. “Nuk e di a është e nevojshme ta rikujtoj por meqë jemi në periudhë revolucionare, po ju them se sipas një precedenti të Gjykatës së Lartë, rrahja e deputetit nga deputeti, kur kjo ndodh në kuadër të punës së zakonshme parlamentare, është liri shprehjeje, e cila kurrsesi nuk përbën vepër penale. Ky është kazusi i deputetëve rilindës Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, (ky i fundit kryetar i Bashkisë Lezhë), të cilët rrahën Genc Strazimirin. Pasi PD u ankua në prokurori, Gjykata e Lartë konkludoi se: “Përdorimi i fjalëve dhe shprehjeve fyese, si edhe kryerja e veprimeve të tjera faktike a të dhunshme nga ana e deputetëve, të cilat cenojnë veprimtarinë normale dhe autoritetin e Kuvendit, personin dhe dinjitetin e deputetit, etj., të kryera gjatë veprimtarive parlamentare dhe/ose brenda ambienteve të Kuvendit ose aty ku ai ushtron veprimtarinë e tij, përbëjnë tejkalime të lirisë parlamentare, shkelje të cilat gjykohen dhe ndëshkohen nga vetë Kuvendi”, shkruan gazetari. Kujtojmë që Partia Socialiste ka kallëzuae në SPAK deputetin e opozitës për përplasjen fizike në parlament.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Gjergj Erebara (@gjergjerebara)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese