Hapësire reklamuese

Bota

Gazetari raporton për protestën, qytetari amerikan  vjedh ‘LIVE’ lavatriçen (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Amerika vijon të jetë në kolaps pas trazirave që shpërthyen me vrasjen nga policia të një afro-amerikani, Walter Wallace.  

Por nëse shumë individë zbarkojnë në rrugë për tu përplasur me policinë dhe për të gjetur të drejtat e tyre, me karakter racor, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për një burrë.

Ai e ka shfrytëzuar thyerjen e xhamave të dyqaneve nga protestuesit për të marrë një lavatriçe të re në shtëpi.

I maskuar dhe me kapuç në kokë, burri ende i paidentifikuar shihet teksa shtyn me karrocë lavatriçen e vjedhur tek një dyqan aty pranë.

Episodi është filmuar në momentin kur një gazetar po raportonte në televizion, me pamjet që janë bërë më pas virale. 

Sondazh

Poll