Tirana
overcast clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
1kmh
90 %
Die
20 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Gazetari që raporton me orë e ditë nga Infektivi ngre alarmin: Po gaboni që analizoni vetëm të sëmurët për covid-19, do ketë pasoja. Mjekët në SHBA, Gjermani e Itali po…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d02489090e5cd517884d23a640d7b273

Erion Skëndaj, gazetari që raporton çështjet e shëndetësisë dhe që këto ditë ka raportuar nga Spitali Infektiv në Tiranë ku qëndrojnë të infektuarit me koronavirus, bën thirrje për testimin e sa më shumë personave.

Skëndaj thotë se strategjia për të testuar vetëm ata që janë të sëmurë, mund të ketë pasoja në kohë, çka sipas gazetarit e thonë me forcë mjekët në Itali, Gjermani, SHBA etj.

“Pra zoti kryeminister nese keni vendosur ti beni analiza vetem te semureve qe kane simptoma per te minimizuar perhapjen ahere gaboheni rende, pasi kjo strategji rrezikon te kete pasoja ne kohe, cka po thuhet sot me force nga mjeke me emer ne Itali, Gjermani, Spanje, SHBA, etj, shtete qe po blejne laboratore dhe kane hedhur idene e testimit masiv te popullates. Argumenti i perparuar qe po ngrene sot mjeket ne shume vende te botes eshte “me shume teste me shume jete te shpetuara”, shkruan Skëndaj ndër të tjera.

REAGIMI I PLOTË I GAZETARIT:

Kryeministrit i kane thene, apo ka degjuar, se 80% e popullates do ta kaloje infeksionin viral covid 19 pa simptoma, ndaj dhe nisur nga kjo argumenton se eshte e kote qe te besh me shumice analiza per covid 19. Disa goje te liga thone se Rama po e bene kete per te kursyer para, e te tjere shkojne me tej duke pretenduar se nuk ka tampona ne gjendje. Por une nuk dua te merrem fare me kete debat shterpe per aq kohe qe nuk ka transparence per gjendjen e stokut ne magazinat farmaceutike te sistemit publik shendetesor. Po qendroj vetem tek strategjia qe mbeshtet kryeministri, dhe qe ia kane thene ata qe mban afer se ai nuk eshte mjek, e cila konsiston ne kryerjen e analizave PCR COVID 19 me pikatore vetem atyre qe shfaqin komplikacione virale.

Pra, atyre qe shfaqin shenja bindese qe potencialisht mund te jene prekur nga covid 19. Pyetja qe une ngre si gazetar i ceshtje e te shendetsise eshte, cfare vlere ka kjo strategji?, nisur nga fakti se ndaj virusit covid 19 nuk ka kure. E thene me thjeshte, kurimi i pneumonise qe shkaktohet me se shumti nga ky patogjen do te behet permes kurave klasike si te ishte prekur nga virusi i gripit sezonal, thene kjo nga goja e mjekeve me te mire te infektivit.

Atehere cfare vlere ka analiza qe i behet vetem te semureve me rende me covid? Ndoshta per te shmangur perhapjen e infeksionit? Por infeksioni viral njohur si coronavirusi Vuhan perhapet njesoj edhe nga personat asiptomatik te prekur me covid 19, pra ata qe s’kane asnje shenje te tij, e pohuar me force nga mjekesia europiane, boterore dhe vete OBSH. Pra zoti kryeminister nese keni vendosur ti beni analiza vetem te semureve qe kane simptoma per te minimizuar perhapjen ahere gaboheni rende, pasi kjo strategji rrezikon te kete pasoja ne kohe, cka po thuhet sot me force nga mjeke me emer ne Itali, Gjermani, Spanje, SHBA, etj, shtete qe po blejne laboratore dhe kane hedhur idene e testimit masiv te popullates. Argumenti i perparuar qe po ngrene sot mjeket ne shume vende te botes eshte “me shume teste me shume jete te shpetuara”.

Per me teper kjo strategji e depistimit masiv ka patur sukses ne Korene e jugut ku vdekshmeria llogaritet nen 1% te personave te prekur me covid nga 3% qe eshte mesatarja ne vendet e tjera te globit, nderkohe ne itali llogaritet mbi 5%. Ndaj i “dashur” kryeminister mos degjo gazetarin qe po te shkruan, e po keshtu mos degjo askend qe ben si gjitholog sic ta ka enda ti stigmatizosh zerat kunder, por ndiq te pakten mesazhet e qarta e bindese qe vijne nga mjekesia italiane, spanjolle, gjermane, franceze amerikane, etj, sa me shume analiza PCR covid 19, se nuk na ka mbetur ne shqiptareve te shpikim rroten.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img