Hapësire reklamuese

Politikë

Gazetari publikon dokumentin: Kur Berisha i kërkonte Clinton autonomi për shqiptarët e Kosovës, por jo më shumë

Shkruar nga Newsbomb
Gazetari publikon dokumentin: Kur Berisha i kërkonte Clinton autonomi

Gazetari Mero Baze, ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook një pjesë të stenogramit nga takimi në mes të atëherë presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.

Takimi kishte ndodhur në shtator të vitit 1955, ndërsa Baze ka publikuar procesverbalin e takimit nga dokumentet e deklasifikuara të Bibliotekës Clinton.

Berisha, gjatë bisedës me Klinton përmend edhe situatën në Kosovë, ku insiston se shqiptarët aty duhet të kenë autonomi, por të mos bëhet luftë për çlirim.

“Megjithatë, situata në rajon është mjaft shqetësuese”, thotë ai.

“Kosova është nën pushtim të plotë. Për këtë gjë kam folur edhe me Sekretarin e Shtetit”.

Atij, thotë Berisha, “i kam kërkuar nëse SHBA-ja mund të merrte rolin e ndërmjetësit në negociatat për rikthimin e autonomisë atje”.

Berisha thotë se ishte në dijeni që shqiptarët “do të më pyesin nëse duhet të kërkojmë më shumë, por unë them që jo”.

“Sepse të kërkosh më shumë do të thotë luftë” dhe luftë për çlirim Berisha nuk donte.

E gjithë kjo bisedë, por dhe konteksti në të cilin ndodhi, është pjesë e librit të Mero Bazes, Republika e Parë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu