
Gazetari i njohur, Artan Hoxha ka provokuar me një postim në llogarinë e tij në Facebook, ku ka shpërndarë një “bukë” kokaine.
Hoxha thotë se marka më e re e kokainës me pastërti kristal ka mbërritur në Tiranë. Sipas tij, droga, të cilës i është vënë emri “Tre Yjet” është sjellë nga shteti i largët i Perusë, në Amerikën Latine.
Gazetari shprehet se një operator i ri po rivalizon konkurrencën, për tu futur në tregun e kryeqytetit, duke lënë të kuptohet se Tirana tashmë ka kërkesë të lartë dhe nevojë për "mall" të mirë.
“Tre Yjet…
Zbulohet marka e re e kokaines peruane me pasterti kristali në kryeqytet…Nje operator i ri po rivalizon fort per te kapur tregun e qytetit me te madh ne vend…”, shkruan Hoxha.
Marrë nga © facebook.com/artan.hoxha.900