Tirana
scattered clouds
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
48 %
4.1kmh
40 %
Hën
29 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
37 °
Pre
40 °
E hënë, 15 Gusht, 2022
spot_img

Gazetari pranë PD bën për ‘ujë të ftohtë’ Bashën: S’të bindet populli, pse e lejove kapjen e Prokurorit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Lulzim Basha është përballur me “vrrullin” e gazetarit të njohur për qëndrimet pro PD-së Çim Peka, se ka lejuar kapjen e kryeprokurorit të përkohshëm, duke mos reaguar në kohë edhe siç duhet.

albsig

Gjatë përballjes në emisionin “Opinion”, Peka i është drejtuar Bashës duke i thënë se nuk i bindet populli për të dalë në protesta, dhe ky është një prej problemeve të opozitës.

Basha i ka rikujtuar protestën 90 ditore të opozitës në çadër, duke u shprehur se ajo protestë solli rezultate.

Pjesë nga debati:

Peka: Të gjitha institucionet janë kapur, përveç opozitës. Nëse njerëzit nuk dalin në protestë kur opozita nuk i thërret, problemi nuk është i popullit por i opozitës. Ju jeni i detyruar ti përgjigjeni diplomatit, vetëm nëse jeni në marrëveshje me ta. Jeni shprehur para katër javësh që do kapet prokuori, kur e dinit këtë pse e lejuat?

Basha: Nuk ishte në rend dite, kjo ishte arsyeja pse u thirr protesta dy ditë para

Peka: Zoti Basha nëse ke ardhur të fyesh dakort… Zoti Basha më shiko mua jo Lencin, se po të pyes unë.

Basha: Sapo u fut në rend dite opozita bëri atë që kishte paralajmeruar. Për ambasadorët, komunikimi im me ta është direkt.

Peka: Nuk është direkt se kanë dy-tre vjet…

Peka: Ndryshimi është që kryetari i opozitës sillet si diplomat dhe ambasadori sillet si politikan

Basha: Ne bëmë një protestë 90 ditore në çadër për të ndërgjegjësuar shqiptarët nga rreziku i aleancës së qeverisë me krimin. Ndërkombëtarët e pranuan më në fund.

Peka: Çështja Saimir Tahirit nuk është sukses i çadrës, por italianët.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img