Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Gazetari “plas bombën”: SHBA po furnizon SPAK-un me prova që politikanët kujtuan se i asgjësuan, por tjetërkush i ka ruajtur (Dosjet e nxehta)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall “non grata” nga SHBA, ndërsa sot pasdite njoftoi se do të padisë për shpifje sekretarin amerikan të shtetit në një gjykatë në Paris. Ndërkohë sot panelistët në emisionin “Log” u shprehën se çështja që do të nisë Berisha në Paris do të përfundojë te drejtësia shqiptare në Tiranë.

A ka “guxim” SPAK për të vendosur drejtësi?

Gazetari Artan Hoxha u shpreh se SHBA po furnizon SPAK-un me prova kundër zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion në Shqipëri.

Pyetje: Për çfarë provash bëhet fjalë?

Hoxha: Prova që politikanët e implikuar mendojnë se janë asgjësuar me vendim gjykate, dikush i ka ruajtur dhe tashmë dosjet e nxehta do të rihapen sërish. Çështja e Adriatik Llallës është vetëm çështja e parë, ka edhe të tjera. Do ja dëgjoni krismën. Unë i njoh prokurorët një nga një, mes tyre ka njerëz që mund dhe duan të bëjnë diçka, të tjerët janë të zakonshëm, por mbështetja nga brenda u ka munguar. Edhe kreu i SPAK-ut kur u vendos nuk u vendos ai që kishin planifikuar, që donin amerikanët. U vendos dikush që ishte luajal mes Berishës, Metës dhe Ramës. Që të prishen këto interesa na duhet edhe pak mbështetja e SHBA për të shkuar aty ku duhet. SHBA është duke furnizuar SPAK-un me provat që i kërkojnë këta, se këta i dinë që janë, por duke kontrolluar sistemin i kanë asgjësuar.

Mbani mend, nxirrja ca përgjigje të Presidentit të Republikës, dhe këta thoshin “ou kjo është e vërtetë, po, ky e ka bërë këtë aferë i ka marrë këto lekët për të blerë zgjedhjet, se duheshin lekët, i thoshte atij biznesmenit më duhen kaq pare nesër se do të marr mandatin dhe kishte marrë mandatin ai, dhe u mor mandati që u bë qeveria në 2009” por kur e nxorën, thanë po është e vërtetë, por me vendim gjykate është asgjësuar dhe ne nuk e dimë ku e gjete ti. Sot do të vijnë ato provat që këta i dinë të asgjësuara, por dikush tjetër i ka ruajtur. “Rrufeja” sot i ra Berishës por të tjerët janë dridhur.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img