Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
0.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
23 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Gazetari plas “bombën”: Bandat e Lushnjes po sfidojnë shtetin, po rrezikohet jeta e qytetarëve të pafajshëm

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari investigativ, Spartak Koka i ftuar në emisionin, “Kjo Javë”, ka folur për atë që është duke ndodhur në qytetin e Lushnjes pas ngjarjes së 3 ditëve më parë. Koka tha se Lushnja është një qytet ku tashmë mbizotëron paniku dhe frika nga dy bandat kryesore.

Më tej ai tha se këto dy banda janë rifuqizuar dhe tashmë po sifdojnë shtetin duke goditur grupet rivale dhe larë hesapet e vjetra.

“Sigurisht nga analizat që u bëhet bandave, nuk ka rëndësi nëse kapobanda është brenda apo jashtë, grupi funksionon. A po i bëhet shtetit sfidë me këto ngjarje? Unë mendoj se po. Sepse është plagosur dhe një qytetar i pafajshëm. Kjo ngjarje është pasojë e mosfunksionimit të Policisë. Policia është kujdesur që të krijojë një paqe të përkohshme dhe i ka lënë ata që të shpërthejnë kundër njëri-tjetrit. Mesa duket Laert Haxhiu është brezi i dytë i grupit Daja dhe po mendon për hakmarrje. Laert Hashiu po tenton që të marrë hak ndaj bandës së Aldo Barës për atë që i kanë bërë ata familjes së tij ndër vite. Bandat e Lushnjës janë ndër më të strukturuarat dhe më të fortat në të gjithë vendin. Është një qytet që vitet e fundit që kryesisht ka qenë i qetë, nuk është se ka pasur ndonjë problem përveç vitit të shkuar. Megjithë grupet në këtë periudhë të qetë nuk i kanë harruar hasmëritë e vjetra. Në Lushnje nuk flet dot askush për bandën e Aldo Bares dhe tjetrën që mesa duket drejtohet nga Laert Haxhiu”, tha gazetari Spatak Koka. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img