Tirana
broken clouds
9 ° C
9 °
9 °
87 %
2.1kmh
75 %
Hën
19 °
Mar
15 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
18 °
E hënë, 12 Prill, 2021
spot_img

Gazetari përshkruan arsenalin e armëve: Ky snajper godet 3 km, e përdorin ushtarët në Irak, bën 10.000 euro. Antitankët janë që në 1997 kur u hapën depot (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha duke komentuar ngjarjen e 1 prillit, në lidhje me hetimet që zbuluan 18 bazat ku magazinoheshin dhe modifikoheshin armatime të ndryshme luftarake në Tiranë nga grupe të rrezikshme kriminale që kryenin vrasje me pagesë.

I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se armët e sekuestruara përbëjnë një arsenal të tërë, dhe policia duhet përgëzuar pasi nxorri nga qarkullimi vrasës me pagesë dhe shkatërroi disa baza të fuqishme armatimesh.

Ai dha detaje lidhur me armët që u sekuestruan nga policia në këtë operacion.

Hoxha: Ky snajper godet deri në 3 kilometra. Këtë zakonisht e përdorin ushtarët amerikanë në Afganistan në Irak, që të godasin makinat e blinduara. Është prodhim i fundit janë të shtrenjta.

Fevziu: Sa kushton?

Hajdarmataj: Në çmime shtetërore shkon 3000 euro, në të zezë bën 10 mijë euro.

Hoxha: Ky nuk është problem të blihet, se e gjen, por është problem se si do ta fusësh.

Këto të dyja janë antitank që në kohën e diktaturës, që në kohën kur u hapën depot e 1997.

Kjo është pushkë me palosje, që hapet.

Këto janë armë të reja që përdoren në distancë të shkurtër jo të largëta.

Shikoni këtë dy këmbëshin këtu, është i ri jo i vjetër. Antiplumba etj.

Policia duhet përgëzuar sepse nxorrën nga qarkullimi një rrjet ku përfshiheshin vrasës me pagesë dhe hoqën qafe gjithë këtë arsenal armësh. Këta vrasës kanë bërë atentate me armë me mina të telekomanduara. Ishin disa persona që bashkëpunonin me njeri-tjetrin. Ishin tornatorë që punonin bënin silenciatorë. Janë punonjës të ish-uzinës ushtarake. Ata profesionistë që asokohe kanë bërë atë punë sot nuk punon me lopatë, sot të bën silenciatorin, e do me përdorim një herë tre herë apo pesë herë. Janë kapur dy tornitorë në këtë rast.   

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img