
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka folur në lidhje hetimet për çështjen e 21 Janarit. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, Hoxha tha se kjo çështje është lënë qëllimisht në Prokurorinë e Tiranës për të mos u hetuar.
Ai është shprehur se çështja duhet ti kalohet SPAK, pasi është e vetmja që mund të hetojë "21 Janarin".
“Çështja nuk është mbyllur kurrë, është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës. Ajo ka çuar për ekspertim në Itali dhe pse është ekspertuar në FBI. Çështja I është lënë qëllimisht Prokurorisë së Tiranës kur janë të përfshirë persona të lartë të qeverisë. Kemi dy të vrarë dhe 13 të plagosur të cilët janë pa autor dhe nuk mund të mbyllet. Vitin e kaluar nxora një indicie që vrasjet nuk janë bërë me urdhër, deri më tani na ishte thënë që nuk ka urdhër ne e gjetëm materialin që vrasja është bërë me urdhër. Kur ndodhi 21 janari u fshi server, atëherë çfarë u gjet si funksionon garda dhe kush ka urdhëruar.
Komandanti I gardës flet me njerëzit që kanë qëlluar. Në moment që doli ky regjistrim, mazhoranca bën një ceremoni ku merr familjarët. Kush e çoj çështjen ne Strasburg? Qeveria? Jo, familja e Aleks Nikës. Në momentin që doli prova, Prokuroria nuk e ka ende provën sepse sapo pashë që një padi u bë nga PS në Spak dhe kur ne e dimë që çështja është hapur në Prokurori. Më kërkuan tu jepnim regjistrimin, të rrezikonim jetën e atij që na kanë dhënë provën. Mbas një viti, si është e mundur që kryeministri flet, Strasburgu flet, dhe çështja nuk shkon në SPAK. Prokuroria e Tiranës nuk ka thirrur asnjë nga ata dhe atë hetim mund ta bëjë vetëm Altin Dumani dhe duam që ta hetojë SPAK. Prokuroria e Tiranës nuk ka patur këllqe të thërrasë as Berishën dhe asnjë tjetër”, tha ai.