Hapësire reklamuese

Politikë

Gazetari nxjerr SHIFRAT: Lulzim Basha ka shitur vetëm 76 KOPJE të librit, mos u çudisni kur të justifikojë 3 VILAT e shtrenjta me…

Shkruar nga Newsbomb
Gazetari nxjerr SHIFRAT: Lulzim Basha ka shitur vetëm 76 KOPJE të

“Lulzim Basha ka shitur vetëm 76 kopje të librit me 98 faqe dhe një çmim prej 1 mijë lekësh të reja”.

Kështu shprehet gazetari Bledi Mane, i cili pretendon se sipas të dhënave që disponon nga disa prej librarive më të mëdha në vend, Basha nuk ka shitur më shumë se 100 kopje.

Ai më tej ironizon duke thënë “mos u çudisni” nëse një ditë Basha justifikon tre vilat e shtrenjta në Tiranë me të ardhurat nga shitjet e librit.

Shkrimi i plotë i gazetarit Mane:

Rrumpallitet/ PRETENDON 1 MILIONË VOTA POR LIBRI IU SHIT VETËM 76 KOPJE!

***

I ka humbur të gjitha betejat elektorale 8 vitet e fundit, por pretendon të fitojë më 25 prill e të bëhet kryeministër. Për të joshur elektoratin, i kanë botuar edhe një libër me 98 faqe me çmimin 10 mijë lekë të vhetra natyrisht, ku evokon jetën e tij të thatë e pa nerv. Ka gati një muaj që ia kanë nxjerrë në treg ndërkohë unë sot kreva një vëzhgim në tre libraritë më të mëdha të kryeqytetit dhe ja inventari:

Libraria Adrion, libri i Lulzim Bashës, janë shitur 69 kopje.

Libraria Albania, libri i Lulzim Bashës, janë shitur deri tani 4 kopje.

Libraria TiranaBoooks, libri i Lulzim Bashës, janë shitur deri tani 3 kopje...

Mos u çudisni kur ta pyesin ndonjë ditë ku i gjete lekët që bleve 3 vilat e shtrenjta në Tiranë, do u thotë janë lekët e fituara nga shitja e librave!

P.s/ Pas këtij postimit tim, ka për të dalë qarkore e brendshme partie që gjithë militantët ta blejnë me detyrim librin.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.